Falsifikoi rezultatin për zëvendësin, drejtori i shkollës në Paskuqan nën hetim edhe për korrupsion

Falsifikoi rezultatin për zëvendësin, drejtori i shkollës në Paskuqan nën hetim edhe për korrupsion

I pari me çertifikate në dorë Abaz Hoxha, drejtorja e Zyres Arsimore Kamëz Ermioni Cekani dhe zv/drejtori i shkolles Blerim Deda

Të premten e kaluar Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e saj për pezullimin nga detyra të Abas Hoxha,drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi”, në Paskuqan. Prokuroria e kryeqytetit gjatë hetimeve të kryera kishte konstatuar se nëpërmjet ushtrimit të detyrës së tij, Hoxha kishte kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Falsifikimit të dokumenteve zyrtare”, duke ndryshuar rezultatin e konkursit për përzgjedhjen e nën/drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi” në Paskuqan.

Por tashmë prokurori i çështjes Gentian Abazaj është përqëndruar në verifikimin edhe të një akuze tjetër atë të korrupsionit të drejtorit Hoxha, pasi nga dëshmitë e disa prej përfaqësuesve të qëndrën ”Albania Katar Center”, që kryente trajnime dhe çertifikimin e mësuesve, ka rezultuar se për çdo trajnim dhe çertifikatë kërkohej nga mësuesit një pagesë prej 30 mijë lekë të vjetra. Por çuditërisht, ndryshe nga sa ka dëshmuar në prokurori përfaqësuesi i “Albania Katar Center”, një nga mësuesit e shkollës “Gramoz Palushi”,në Paskuqan ka treguar në prokurori se për çertifikatat ka paguar 60 mijë lekë të vjetra dhe këto lek ja ka dorëzuar në dorë drejtorit të shkollës Abas Hoxha. Kaq ka mjaftuar që prokuroria të nisë verifikimet e imtësishme për korrupsion, dhe është thirur disa herë përfaqësuesi i ”Albania Katar Center”.

Ai ka këmbëngulur se qëndra e trajnimeve merte një shifër prej 30 mijë lekë të vjetra dhe jo 60 mijë lekë të vjetra. Prokuroria ka krijuar dyshime se diferencën e mbetur prej 30 mijë lek të vjetra e merte drejtori i shkollës Abas Hoxha. Tashmë pas pezullimit të drejtorit Abaz Hoxha, vetë drejtoresha e arsimit në Kamëz Çekani është bërë objekt i verifikimit të prokurorisë së Tiranës, pasi në mënyrë të kundraligjshme nuk ka zbatuar tre rekomandimit e bëra nga raport-inspektimi i datës 13 dhjetor 2018 i kryer nga grupi i punës në ministrinë e Arsimit Besnik Rama, Holta Seferi dhe Albana Çelaj.

Tre inspektorit e ministrisë së Arsimit i drejtonin 3 rekomandime drejtoreshës Çekani, dhe më konkretisht që Abaz Hoxha, drejtori i gjimnazit "Gramoz Palushi" te rishikonte procedurën e emërimit të nëndrejtorit të shkollës, Blerim Deda. Grupi i punës rekomandonte që Ermioni Çekani të rishikonte vendimin e 17 shtatorit 2018 të drejtorit të shkollës 9-vjeçare "Halit Coka"për emërimin e A.B mësuese definitive,pasi ky vendim nuk është i mbështëtur në udhëzimin e ministrisë, që flet për procedurat e lëvizjes paralele.Por çuditërisht Ermioni Çekani nuk ka lëvizur fare, duke mos çuar në fund asnjë nga këto rekomandime të bëra nga grupi i inspektimit në ministrinë e Arsimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerta: 21/02/2019 19:46

    Po ajo hajdutja e kamzes kur do ike...apo ndan parate ajo .. duhet aty per te vjedh

    Përgjigju
  • sapa: 20/02/2019 09:10

    Ore ikni nga ky vend qe te rrisni femije te ndershem se nuk behet me.Nuk ka shqiptar apo shqiptare qe ka dicka sado te vogel ne dore dhe nuk eshte i korruptuar!Dhe problemi eshte se akoma nuk ka filluar te behet shteti!Ndoshin te njejtat gjera korruptive qe kane ndodhur ne kohen e Saliut biles me teper!Bejne sikur arrestohen dhe i sheh te lire pastaj fillojne me te tjeret e keshtu me rradhe.

    Përgjigju
  • Aandi: 20/02/2019 07:18

    Po kjo zonja emrioni doli dhe 100 me te korruptuarit dhe vazhdon perseri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura