Mesditën e kësaj të shtune është zhvilluar seanca gjyqësore në ngarkim të 3 punonjësve të kompaniaë private që merrej me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike.
Gjyqtarja Besjana Garxenaj vendosi arrest me burg për 2 mbikëqyrësit e konteinerëve dhe për efektivin e policisë si dhe arrest shtëpie për punonjësen tjetër të kompanisë private.
Egnis Gojani, 35 vjeç, Denis Musaj 41 vjeç, me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompanisë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve janë lënë në burg.
Kurse Alketa Kollçaku 52 vjeçe me detyrë inspektore mbikëqyrëse në kompaninë private është lënë në arrest shtëpie.
Në burg është lënë edhe Adelino Vila 27 vjeç, me detyrë ndihmësspecialist kontrollor në Policinë Kufitare të portit të Durrësit.
Punonjësit e kompanisë private dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike me qëllimin për të lejuar kalimin pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara.