Falsifikonin pasaporta diplomatike dhe pajisnin me to qytetarë për t’i dërguar në SHBA! Arrestohen 2 persona në Korçë, të tjerë nën hetim

Baza në Shqipëri e një grupi kriminal që prodhonte pasaporta diplomatike amerikane false është shkatërruar nga policia teksa dy persona nga Korça janë arrestuar. Në pranga janë vënë Daniel Morava, i cili u la nga gjykata në “arrest në burg” dhe 72-vjeçari Guri Pejo, i cili që për shkak të moshës u la në masën “arrest shtëpie”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kontrolluan 4 banesa dhe ambiente të tjera ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dokumente dhe pajisje të ndryshme elektronike, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Report Tv mëson se hetimet për zbardhjen e paligjshmërisë nisën pas arrestimit të një 56-vjeçareje në Rinas në muajin prill, e cila ishte pajisur me një dokument të falsifikuar me të cilin tentoi të kalonte kufirin.

Falë hetimeve që zgjatën për rreth 3 muaj, edhe në bashkëpunim me autoritetet amerikane, u zbulua një pjesë e këtij rrjeti. Daniel Morava ishte koka kryesore e falsifikimit në Shqipëri, ndërsa Guri Pejo, 72 vjeç, kishte rolin e ndërmjetësit të gjetjes së personave që kishin interes për të udhëtuar drejt SHBA-së me pasaportë diplomatike false.

Mësohet se aktiviteti kryesor i organizatës kriminale që bënte falsifikimin është jashtë vendit, por akoma nuk është përcaktuar se ku ndodhet baza e saj kryesore.

Në bashkëpunim me partnerët amerikanë po punohet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale, teksa brenda në Shqipëri ka dyshime edhe për persona të tjerë të implikuar, të cilët mësohet se po verifikohen dhe mbahen në vëzhgim nga Policia Kriminale. Aktiviteti mendohet se ishte shpërndarë kryesisht në Korçë, por burimet saktësojnë se nuk përjashtohet mundësia që të jetë shtrirë edhe në qytete të tjera.

Dokument i falsifikuar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:32
Falsifikimi i pasaportave diplomatike, baza e organizatës jashtë Shqipërisë! I arrestuari gjente personat që donin dokumente amerikane

1684487556_policia.jpg

Hetimet e Policisë Kriminale për identifikimin e personave që kryejnë falsifikim të dokumenteve amerikane për shqiptarët kanë nisur rreth 3 muaj më parë dhe indicia u dha nga një grua e arrestuar në Rinas. Pas hetimeve me metoda të specializuara edhe me ndihmën e partnerëve, sidomos përmes përgjimeve, u identifikuan personat e parë që merreshin me këtë punë.

Report Tv mëson se Daniel Morava, i arrestuar, kishte rol kryesor në falsifikim brenda vendit tonë, ndërsa Guri Pajo, i cili për shkak të moshës u la në “arrest shtëpie” ka rezultuar se kryente rolin e ndërmjetësit. Ai gjente personat që ishin të interesuar për të marrë një pasaportë amerikane të falsifikuar. Mësohet se aktiviteti kryesor i organizatës kriminale që bënte falsifikimin është jashtë vendit, por akoma nuk është përcaktuar se ku ndodhet baza e saj kryesore. Në bashkëpunim me partnerët amerikanë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa brenda vendit tonë janë edhe disa persona të tjerë që po mbahen nën vëzhgim.

B.V/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë