Falsifikonte dokumenta për qëllime përfitimi, arrestohet administratori i “Intertem”

/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme goditi një grup falsifikatorësh, të shtrirë në qytetet e Tiranës dhe Vlorës.

Gjatë operacionit të SHÇBA-së në Tiranë dhe në Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi Ilirjan Beqiraj, me banim në qytetin e Vlorës, pronar i firmës "Interterm". Arrestimi i Beqirajt u krye mbi bazën e një hetimi intensiv proaktiv me metoda dhe mjete speciale të hetimit, kryer nga shërbimet e policisë gjyqësore të SHÇBA-së për veprat penale  të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Falsifikimit të dokumenteve", të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248, 186/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e shtetasit Ilirjan Beqiraj, në Vlorë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mjete që përdoreshin për falsifikim dhe dokumenta të falsifikuara si: vula, leje qarkullimi ndërkombëtare dhe shqiptare, dëshmi të ndryshme penaliteti, çertifikata pronësie, akte noteriale për shtetas të ndryshëm, printer skaner me ngjyra të një cilësie të lartë, njësi kompjuterike, si dhe shuma prej 14.300 eurosh, që iu gjetën gjatë kontrollit personal.
Në lidhje me këtë procedim është vendosur të ndiqen në gjendje të lirë shtetasit Leonard Zhupa dhe Arben Kadiu. Ata në bashkëpunim me shtetasin Ilirjan Beqiraj kanë konsumuar elementet e veprës penale të "Falsifikimit të dokumentave" të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal./

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti