Policia e Elbasanit ka arrestuar një 49-vjeçar i cili ishte shpallur më herët në kërkim. Mësohet se në pranga ka rënë D.K., ndërsa akuzohet për ‘falsifikim të monedhave’. Gjykata kishte vendosur ndaj 49-vjeçarit masën e sigurisë ‘arrest në burg’.
Njoftimi i Policisë
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Falsifikimi i monedhave”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Forcave Operacionale në DVP Elbasan, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
D. K., 49 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Falsifikimi i monedhave", dhe ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.