‘Fama ndonjëherë duket si burg’, Beyonce në një rrëfim si asnjëherë më parë për jetën, karrierën dhe familjen

‘Fama ndonjëherë duket si burg’, Beyonce në një rrëfim si asnjëherë më parë për jetën, karrierën dhe familjen

Beyonce

Në një intervistë të fundit për revistën GQ, Beyoncé ka folur hapur për ndikimin e famës në jetën e saj, duke e krahasuar atë me një burg.

Në moshën 43-vjeçare, këngëtarja me famë ndërkombëtare ka reflektuar mbi presionet dhe sfidat që sjell jeta në qendër të vëmendjes.

Beyoncé  tha se etiketimi si ‘perfeksioniste’ ndonjëherë mund të jetë barrë për të. Ajo theksoi se ndonëse është e fokusuar në rritjen dhe cilësinë e punës së saj, nuk e sheh veten si një perfeksioniste të ngulitur.

"Unë krijoj me ritmin tim, në gjëra që shpresoj se do të prekin njerëzit e tjerë… Shpresoj që puna ime t’i inkurajojë njerëzit të shikojnë brenda dhe të pajtohen me kreativitetin, forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre", tha Beyonce.

“Unë fokusohem në tregimin, rritjen dhe cilësinë. Unë nuk fokusohem te perfeksionizmi. Unë fokusohem në evolucionin, inovacionin dhe ndryshimin e perceptimit”, shtoi ajo.

Më tej diva e muzikës u shpreh se pavarësisht se është një nga personat më të famshëm në botë, ajo bën të pamundurën për të bërë një jetë normale për veten dhe familjen e saj.

“Një gjë për të cilën kam punuar jashtëzakonisht shumë është të sigurohem që fëmijët e mi të kenë sa më shumë normalitet dhe privatësi, duke u siguruar që jeta ime personale të mos bëhet markë” theksoi artistja.

Po ashtu Beyonce tha se zakonisht zgjohet thuajse çdo ditë në orën 6 të mëngjesit dhe më pas bën punët e shtëpisë para se fëmijët të zgjohen. Dhe gjithashtu çka është më e rëndësishme artistja tha se tregon një kujdes të veçantë për shëndetin e saj.

"Mundohem të fokusohem në shëndetin tim duke marrë suplementet e mia dhe duke u ushqyer shumë shëndetshëm. Po përpiqem të gjej forcën për të ushtruar, por sot nuk mundem", tha këngëtarja.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë