Shikoj që jeni pranë vajzës suaj dhe po mundoheni t'i shpjegoni se çfarë po ndodh, nuk dëgjon vajza? Kur e keni kuptuar këtë gjë?
Jo vajza nuk dëgjon. E kuptuam që mund të kishte probleme me dëgjimin që kur ajo ishte 2-vjeçe dhe e sollëm për vizitë këtu në Tiranë. Dhe që atëherë vazhdon kurën.
Si arritët ta kuptonit? Çfarë shenjash shfaqte?
Nuk reagonte kur ne i tthërisnim. Kur i flisnim ajo nuk kthente përgjigje dhe ne fillaum të dyshonim që ajo mund të mos dëgjonte.
Po momentalisht çfarë keni bërë që vajza të dëgjojë?
Momentalisht ajo dëgjon me kufje, i kemi vendosur dy aparate dhe është mirë.
Po fëmijët e tjerë kanë probleme me dëgjimin?
Po, të tre vajzat kanë probleme me dëgjimin. Vetëm njëra është përmirësuar nga mjekimi, ndërsa dy të tjerat përdorin aparetet e dëgjimit.
A ju kanë thënë mjekët shkakun nga mund t;i ketë ardhur?
Nuk di çfarë të të them, sepse mjekët më kjanë thënë se është gjenetike, por ne nuk kemi probleme të tilla.
(Intervista u botua sot ne gazetën Shqiptarja.com)