Familja: Arditin e vrau dhe e
fshehu fadromisti në Sharrë

Xhaxhai i Ardit Gjoklajt punëtorit të vrarë aksidentalisht në landfillin e Sharrës, akuzon se eskvatoristi dhe punonjësit e tjerë tentuan fshehin krimin. Fran Gjoklaj kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku mbeti i vrarë nipi i tij.

Të afërmit e Ardit Gjoklajt kanë rrëfyer për Report Tv, se kishin gjetur në morg trupin e të afërmit pasi kishin parë lajmet se aty ndodhej trupi i një personi pa emër.

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Landfillin e Sharrës, ku mbeti i vdekur punonjësi 17 vjeçar, Ardi Gjokla, shprehen të indinjuar pasi sipas tyre është tentuar të fshihet krimi. Fran Gjoklaj, xhaxhai i adoleshentit thotë se punëtorët e tjerë dhe fadromisti kanë tentuar të fshehin ngjarjen. 

"Kemi shumë pak fjalë në këtë drejtim por gjithë ankesa jonë shkon tek fadromisti. Fadromisti mbasi e ka mbytur  e ka mbështjellë me mbeturinat  dhe ka dashur ta fshehë dhe ka thënë që ka ardhur i mbytur. E gjitha është tek fadromisti. Ta kishte mbytur dhe të kishte thënë e mbyta do ja jepnim një kafe, por ne na ka rënduar shumë se e ka fshehur për të mos u zbuluar  dhe ka thënë që e kanë mbytur të tjerët. Nuk ka tjetër histori kjo punë", shprehet Xhaxhai  Fran Gjoklaj.

Sipas Gjoklajt, ata kishin dëgjuar në lajme për një person të humbur që ndodhej në morg ku edhe e kishin gjetur aty.

"Kur s’ka ardhur ka lajmëruar njerëzit dhe pastaj e ëma tha s’më ka ardhur djali në shtëpi e nuk tregonte njeri se ku është", u shpreh ai. 
 

Kujtim Gjoklaj kushëri i të vrarit rrëfen se kishte shkuar të punonte për të mbledhur pak para për të blerë librat e shkollës e për të ndihmuar familjen.

"Donte të bënte ndonjë lek për të vazhduar shkollën e mesme, të blinte libra, të pinte një kafe me shokët siç do i ri", shprehet Kujtim Gjoklaj kushëriri i të vrarit.

Ardit Gjoklaj 17 vjeç, humbi kontaktet me familjen të shtunën në mbrëmje ndërsa ata nisën ta kërkonin. Trupi i tij u gjet një ditë më vonë, i copëtuar në impiantin e përpunimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Në lidhje me ngjarjen, policia arrestoi katër,  Besnik Brahën 53 vjeç, përgjegjës i punëtorëve në Landifillin e Sharrës, Dëfrim Hakramën, 44 vjeç, përgjegjës turni, Edmond  Kollarin, 40 vjeç, Bujar Dajën, 45 vjeç, përgjegjës i punëtorëve.

Ndërkaq në kërkim u shpall një person 48 vjeçar, si administrator i kompanisë së pastrimit. Të gjithë personat po heton për vrasje aksidentale në punë dhe shkelje të rregullave të sigurisë.

Të arrestuar
Besnik Braha, 53 vjeç, përgjegjës i firmës
Edmond  Kollari, 40 vjeç, eskavatorist 
Dëfrim  Hakrama, 44 vjeç  përgjegjës turni
Bujar Daja, 45 vjeç, përgjegjës i punonjësve

Në kërkim
E.T 48 vjeç banues në Peqin

familjaret gjoklaj

kujtim gjoklaj

frank gjoklaj

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen