Familja Berisha ndjehet e tradhtuar nga Basha: Reagoi shumë butë ndaj SHBA-së, duan të na eliminojnë për t’i hapur rrugë bashkëqeverisjes

Familja Berisha ndjehet e tradhtuar nga Basha: Reagoi shumë butë ndaj SHBA-së, duan të na eliminojnë për t’i hapur rrugë bashkëqeverisjes

Familja Berisha ka reaguar ashpër jo vetëm për shpalljen “non grata” nga SHBA, por mbi të gjitha për reagimin e “butë” të Lulzim Bashës ndaj SHBA. Gazetari i familjes Berisha, Çim Peka, thotë se duan të eliminojnë Berishën, që t’i hapet rruga bashkëqeverisjes.

“Ne po shkojmë drejt regjimit parti-shtet. Qëllimi final është bashkëqeverisja.Amerikanët po i japin më shumë rëndësi stabilokracisë.Duan një qeveri që nuk u thotë për asgjë dhe njerëz pa profil të lartë. Kjo është një hapje rruge ndaj bashkëqeverisjes. SHBA nuk ka shpallur non-grata as Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën,” tha Peka, duke theksuar se ishte një vendim për të ndikuar në politikën e vendit.

Edhe Peka ashti si Berisha tha se Soros ka gisht nw kwtw vendim. Ai theksoi se Berisha ka qëndruar përballë Soros, ndërsa sulmoi Bashën se reagoi shumë ftohtë ndaj SHBA-së.

“Deri te shpallja non-grata nuk është se pritej, sepse Berisha ishte paralajmëruar për mosdhënie vize për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur për Kosovën.Kjo e sotmja më shumë se me Kosovën, ka të bëjë me post 25 prillin. Me atë se çfarë ka në plan ndërkombëtarët për të bërë.Berisha u ndihmua nga amerikanët dhe erdhi nga amerikanët në pushtet si njeriu që nuk po lejon kthimin e monizmit në Shqipëri.Sali Berisha nuk po akuzohet për atë që ka bërë si kryeministër. Sali Berishës po i mbahet qëndrim për qëndrimet që ka mbajtur si deputet i opozitës në këto 8 vite.Sepse nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që një ish-kryeministër pas 8 vitesh të shpallet non- grata se me korrupsionin e tij paska penguar demokracinë.Ndërkohë që me qenien e tij si kryeministër ka arritjet më të mëdha, hyrjen në NATO, liberalizimin e vizave, MSA e famshme dhe bërja gati e marrëdhënieve me BE dhe të gjitha këto kanë kritere kryesore luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.Ndërkohë që po ky sekretar Shteti ka qenë po ai që në vitin 2009 lëvdonte kryeministrin Berisha për të gjitha këto që sot akuzon Berishën.Që nëse do të ishin të vërteta këto që shkruan sot sekretari amerikan i Shtetit, nuk do ishin marrë këto patenta”, shkruan Peka/Tema


Lajmi kryesor:

U shpall 'non grata' nga SHBA, Berisha bën 'fajtor' Sorosin: Në 30 vite s'jam akuzuar asnjëherë, bëni publike faktet! Basha i del në krah: Vendimi pa baza, të bëhet transparencë


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë