Familja Berisha sulmon Mark Markun: Dorëzo mandatin e deputetit, ti s’ke bërë asgjë për PD-në e tani na jep mend

Familja Berisha sulmon Mark Markun: Dorëzo mandatin e deputetit, ti s’ke bërë asgjë për PD-në e tani na jep mend

Mark Marku

Kritikat e forta të Mark Markut në Kuvendin e PD-së, edhe pse Sali Berishën nuk e ka sulmuar, duket se nuk iu kanë pëlqyer shumë tek familja Berisha. Kjo, sidomos për kërkesën e tij për rithemelimin e PD-së.

Për këtë arsye, në portalin e familjes Berisha është botuar një koment i shkruar nga një prej njerëzve të afërt të Berishës, në të cilin i kërkohet Markut që të dorëzojë mandatin e deputetit, pasi ai s’ka bërë asgjë për PD-në dhe se meriton ta përfaqësojë atë në Parlament.

Shkrimi kundër Markut

Tashmë Markun, deputetin e porsa zgjedhur, thuajse e njohin të gjithë. Ndërsa Indrit Hoxhën besoj e njohin më pak. Po pse i bashkova te ky shkrim? Ç’dua të them me këto dy emra?

Marku dhe Indriti kanë qenë më parë deputetë.

Marku katër vite, Indriti një pasdite.

Marku një legjislaturë të plotë, Indriti një çast, ca disa minuta. Nuk pranoi të betohej se ky parlament, i deklaroi me guxim ai, është i jashtëligjshëm dhe nuk mund të rri mes këtij llumi. Kaq foli dhe doli. Nuk pranoi rrogë të majme, benefice pa fund. Shkurt u tregua demokrat i vërtetë, nuk u bë vegël, qëndroi si burrë.

Pas këtij gjesti kurajoz Basha e pa të udhës që Indritin mos e qaste në asnjë listë deputetësh.!!!

E la mënjanë sikur Indriti të kishte ikur në hënë. E ndërkohë Basha u kujtua se më parë PD-ja kishte në kuvend një deputet me emrin Mark ndaj e thirri dhe jo vetëm e shkroi me stilograf emrin e tij, por edhe e bëri kryetar të zonës së Lezhës.

Kështu historia rrodhi së prapi. Indriti bënte fushatë që Marku të bëhej deputet.

Nuk ndodhi veç me Indritin. Në Korçë kryetarja e rinisë demokrate, Soela Myrtollari, që katër vite protestoi e mbajti bashkuar dhjetëra të rinj u vu të punojë që të bëhej deputet Salianji apo Spaho, apo dikush tjetër. Pa folur për kryetarin e Korçës Mano i cili mblodhi aq vota sa mund të zgjidhej tre herë deputet. Por ja që nuk i vlejti besimi i votuesve. Partia e shkrojti poshtë vijës së fitores.

Ndërkohë Mark Marku në kuvend kërkoi Rithemelim të PD-së. Përveç kësaj renditi plot mangësi dhe më e thekura qe shprehja e tij: ‘Na vodhën, por edhe humbëm.’

Më ngjau si filmi ‘Zonja nga Qyteti’ me frazën: ‘Qumështin fshatit ia doni, çunat nuk ia pëlqeni për dhëndurë!’

Marku ka të drejtë. Ajo parti u vodh nga Rama, por u ‘vodh’ dhe nga Marku. Se u katapultua pa garë, pa krijuar frymë, pa rrezatuar besim, pa ngjallur shpresë. Mark-ër pati në çdo zonë. Ishte zgjedhje e kryetarit, jo dëshirë e votuesve.

Dhe ai rezultat që u arrit erdhi prej Ramës, prej qeverisjes së keqe të tij. Jo prej fushatës prozaike që u bë.

Sot PD duhet reformuar.

Padyshim që do strukturuar dhe aty duhet plugim i thellë. Kjo nuk arrihet me teori e manuale, siç deri tani, por me garë dhe pa kulisa e pa klientelë. Në se Marku e ndjen dhe e do, siç unë e besoj vërtet, duhet ta dorëzojë mandatin. Ta marrin ata që qëndruan pranë PD ditë e natë. P.sh t’i jepet Indritit, Soelës apo plot Indritëve që kur u erdhi deputetllëku te dera e larguan me neveri. Nga që donin mandat të pastër, ligjor dhe plot moral.

Reformat efikase fillohen nga vetja, ndryshe do na ndodhë si me ujin e Lali Erit.

Që na e shet për të pijshëm kur të gjithë e dimë se ai ujë ‘pihet’ veç nga lavatriçja.Tema

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Urgjent!: 20/07/2021 18:44

    Kjo haleja e ndyre gjoja 'partia demokratike', qe s'eshte gje tjeter veçse nje organizate terroriste, qe ka mbledhur rreth vetes llumin dhe me te degjeneruarit dhe kriminelet, DUHET sa me shpejt te shkrihet dhe te zhduket nga faqia e dheut. Ajo eshte nje turp i madh i te gjithe Kombit Shqiptar!

    Përgjigju
  • Lazer Cara: 20/07/2021 04:14

    Qe duhet ri themelu nuk them por qe duhet ringritur te gjitha strukturat nga e para duhet ringritur dhe te ndergjegjsohen te gjithe antaret e pd te bejne nje ringritje nga ana politike dhe mos te dorzohen para nje politike totalitare te partise socialiste nuk duhet te dorezoheni

    Përgjigju
  • O tej: 19/07/2021 21:45

    Mut Marku e hale familja Berisha!

    Përgjigju
  • Free: 19/07/2021 17:05

    Akoma beson dynjaja se ka PD qe do ndihmoje kte popull? Te zorin e nxjerr gomari nga qulli kshuqe merrni rrugen ne vende ku mund te jetoni me mundin tuaj se nuk fohen kucedrat.

    Përgjigju
  • Bosi: 19/07/2021 16:18

    Fjalimi i mark markut ishte dhe do mbetet fjalimi meni bukru qe esht diskutuar ne partin demokratike dhe fol vetem te verteta qe sipas tij jan realiteti ti zotni kur i dinke tgjith kto gjera pse sja kerko bashes po ja kerkon markut dorheqjen apo e verteta dhemd dhe nje flliqsir si ti qe ke ber kete shkrim ste pelqen . Per mendimin tim mark marku sduhet ta dorzoj mandatin perkindrazi te largohet nga pd e te dali i pa varur mbase mbledh me sh deputet mas vetes se basha dhe rama bashk .

    Përgjigju
    • Asdfg: 19/07/2021 18:06

      Te arrestohet mark marku si tradhetari me i madh i shqiperise..maskarai

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve