Familja e bukur e ministrit Haxhinasto

Familja e bukur e ministrit Haxhinasto
Shumë pak njerëz njohin anën familjare apo pjesëtarët e familjeve të ministrave apo deputetëve të politikës shqiptare, prandaj Shqiptarja.com, ka vendosur që t’ju sjellë foto që tregojnë anën e panjohur të personaliteteve të politikës. E kemi nisur me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto. Edhe pse nuk shfaqet shpesh në publik, paparaci ynë e ka kapur atë gjatë një evenimenti në kryeqytet i shoqëruar nga familja e tij. Gruaja e tij është një anë e panjohur e familjes së ministrit. Bashkëshortja e tij shumë e bukur, edhe pse nuk njihet publikisht, me të drejtë mund të themi renditet një ndër gratë më të bukura të politikanëve shqiptarë. Ministri Haxhinasto ka një familje të vogël, gruan dhe një vajzë, personazhe që nuk parapëlqejnë të shfaqen vend e pavend, siç ndodh me pjesën tjetër të familjeve të politikanëve. Ndoshta, ministri Haxhinasto ecën me parimin se familja është e shenjtë dhe nuk ngatërrohet asnjëherë me politikë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Basha: Berisha ia shiti Ramës zgjedhjet, në Kuvend do fusin kamikazët e tyre! Pazarin e mbyllin me goditjen e SPAK

Reforma Zgjedhore, Basha: Berisha ia shiti Ramës zgjedhjet, në Kuvend do fusin kamikazët e tyre! Pazarin e mbyllin me goditjen e SPAK