Familja e Hoxhës: Akuza të
gjejë grabitësit e Arkivit
Prokuroria e Tiranës mer në dorëzim kallëzimin penal të dërguar nga Ilir Hoxha, i cili është referuar vetëm për veprën penale dhe me asnjë emrët konkret. Sipas kallëzimit letrat personale të Enver Hoxhës janë zhdukur nga arkivi.
TIRANE - Pasi është depozituar me anë të postës në datën 27 shkurt kallëzimi penal i familjes Hoxha, ka mbërritur ditën e djeshme në Prokurorinë e Tiranës. Burime nga organi i akuzës kanë bërë të ditur se janë duke verifikuar kallëzimin nga djali i madh i Enver Hoxhës, Ilir Hoxha, lidhur me zhdukjen e dokumenteve origjinale të babait të tij nga Arkivi i Shtetit. Ndërkohë të kontaktuar nga gazeta “Shqiptarja.com”, familjarët e Hoxhës, pohuan se kallëzimi nuk është adresuar kundrejt ndonjë personi siç është aluduar në media por thjesht në lidhje me zhdukjen e arkivit personal të Enverit nga arkivi i shtetit. Gjithashu burimet konfirmojnë se gjithçka ka ardhur pas kontrollit që familjarët e Hoxhës kanë bërë për javë mr radhë në arkivin qëndror duke kontrolluar gjithçka që ndodhet në arkivën e komitetit qëndror të PPSh, fondi i Enver Hoxhës. Por familjarët e Hoxhës nuk kanë dhënë detaje më shumë në lidhje me materialin kallëzues pasi sipas tyre kjo ndoshta do të ndikonte në punën e prokurorisë.
Kallëzimi në prokuroriProkuroria e Tiranës dje ka administruar kallëzimin penal të bërë nga djali i Enver Hoxhës. Sipas burimeve pranë prokurorisë, rreth kësaj çështje shumë shpejt do thërasin për të dhënë sqarime kallëzuesin, i cili duhet të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Më pas fletë-thirje do u bëhet edhe disa prej punonjësve të Arkivit Qëndror të Shtetit, të cilët do meren në pyetje rreth kësaj çështje. Familja e ish-udhëheqësit komunist kërkon të dijë fatin e ditarit si dhe nëse janë zbatuar rregullat e arkivit të shtetit. Nga ana e saj prokuroria pritet të mbledhë dëshmitë dhe nëse ekzistojnë fakte, hetimi do të vijojë dhe nëse ka persona të implikuar ata do meren të pandehur. Në rast se nuk do arrihet të gjendet prova konkrete atëherë kallëzimi i bërë nga djali i Enver Hoxhës, Iliri, do pushohet.
Letra e NexhmiesNë Arkivin e Shtetit të Republikës së Shqipërisë janë zhdukur dorëshkrimet origjinale të ditarëve politikë e familjarë të Enver Hoxhës, si dhe dorëshkrimet origjinale të kujtimeve të tij. Kur ka ngjarë ky akt kriminal i pashembullt, ne nuk e dimë. Ky fakt u konstatua vetëm kohët e fundit, kur familja e shqetësuar që në disa emisione televizive e në shtyp po flitej e shkruhej nga ndonjë publicist se dispononte dokumente nga arkivi personal i Enver Hoxhës, dërgoi në AQSH pjesëtaren e saj Teuta Hoxha, që kërkoi në Fondet e Dosjet përkatëse, ku rezultoi se mungonin dorëshkrimet origjinale”,–shkruhet që në hyrje të letrës publike të Nexhmije Hoxhës. Më tej, Nexhmije Hoxha sqaron se ky konstatim iu bë me dije drejtoreshës së Arkivit të Shtetit, ndërsa kjo e fundit pasi bëri verifikimet e saj, i ka komunikuar familjes Hoxha përmes shkresave të muajit dhjetor 2011 për mosekzistencën e këtyre materialeve në fondet e këtij Arkivi. Kaq ka mjaftuar që familja Hoxha, të verë alarmin duke përpiluar një kallëzim penal, të cilin momentalisht e ka depozituar në prokurorinë e Tiranës. Tashmë i ngelet kësaj të fundit që të hedhë dritë mbi vërtetësinë e këtij kallëzimi, ku pretendohen se persona të paidentifikuar që mund të jenë punonjës të arkivit mund të kenë shitur ditarin personal të ish-diktatorit Enver Hoxha. Kallëzimi mori spunto nga botimi i libirit të gazetarit Blendi Fevziu, i cili në të ka botuar një sërë dorëshkrimesh që tregojnë krimet e bëra nga rregjimi komunist me urdhër të vetë drejtuesit të shtetit. (shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3145
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35