Familja e madhe e Forcave Ushtarake Shqiptare mirëpret anëtarin më të ri, vjen në jetë vogëlushi Arbri

Familja e madhe e Forcave Ushtarake Shqiptare mirëpret anëtarin më të ri, vjen në jetë vogëlushi Arbri

Ministrja Xhaçka dhe Arbri

Në familjen e madhe të trimave të Forcave Ushtarake Shqiptare ka ardhur në jetë një anëtar i ri.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë publik lajmin e bukur për vogëlushin.

“Arbri është pjesëtari më i ri i familjes sonë të madhe ushtarake. Babai i tij, tetar Mirlind Çeka nuk mundi dot të jetë fizikisht pranë vogëlushit në ditën e ardhjes në jetë, pasi ndodhet me mision në Mali (Afrikë)", ka shkruar Xhaçka.

Babai i tij Mirlindi nuk mundi dot të ishte pjesë e ngjarjes së bukur të ardhjes në jetë të vogëlushit të tij. Ministrja e mbrojtjes takoi djalin dhe nënën e tij Elisianën në maternitetin ku ajo lindi.

Për çdo familje të efektivëve tanë në misione vëmendja është maksimale. Po aq e madhe është dhe krenaria e falenderimi ynë për mbështetjen që familjet i japin efektivëve tanë me mision në Kosovë, Afganistan, Mali apo Letonishtarake Arbri është pjesëtari më i ri i familjes sonë të madhe ushtarake",  ka shkruar ajo.

 Krenaria dhe falenderimi është shumë si madh për efektivët që janë në misionet në shërbim të vendit dhe larg familjeve së tyre të dashura.

Foto nga dhurata e ministres Xhaçka

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi