Familja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi ka treguar për Sportmania se ka qenë Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, personi kyç që bëri të mundur kthimin brenda pak ditëve të trupit të Shpatit në Maqedoninë e Veriut.
Tare ka ndërhyrë personalisht për të përshpejtuar procedurat e ndërlikuara që lidhen me raste të tilla në Itali.
Shpati ndërroi jetë në Bergamo më 25 nëntor, ndërsa më pas trupi i tij u transferua në një spital të Milanos për analiza dhe procedura të tjera ligjore, të cilat zakonisht marrin shumë kohë.
Në rrethana normale, kthimi i trupit do të zgjaste ndjeshëm më gjatë, por falë ndërhyrjes së Igli Tares, procesi u përmbyll brenda vetëm katër ditëve, duke mundësuar që i ndjeri të prehej në Tetovë të dielën e 30 nëntorit.
Vëllai i Shpatit, Albin Kasapi, shprehu mirënjohjen e familjes përmes një deklarate për Sportmania:
“Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për familjen tonë. Falenderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë. Dua të shpreh falenderim publik për Igli Taren, bashkëkombasin tonë që bëri të pamundurën dhe ishte faktor kyç që trupi i Shpatit u kthye në kohë rekord në vendin tonë. Na është gjendur jashtëzakonisht shumë dhe e vlerësojmë pa masë këtë mbështetje,” tha Albin Kasapi për Sportmania.
Familja ka thënë se ndihma e Igli Tares ka qenë vendimtare në këto ditë të vështira, duke lehtësuar një pjesë të barrës emocionale dhe procedurale që përjetuan pas humbjes së madhe.
Shpat Kasapi ndërroi jetë mbrëmjen e të martës (25 nëntor) pas një arresti kardiak në Bergamo të Italisë.
Komente










Igli Tare èshtè shembull i formatit dhe personalitetit qè Shqipèrisè i mungon sot nè tè gjitha nivelet. Punètor, i disiplinuar, familjar i devotshèm, larg atyre atributeve primitive tè mburrjes apo sjelljes zhurmuese pèr tu dukur,,Igli Tare èshtè edhe ambasadori mè i mirè i interesave shqiptare atje ku ai punon dhe jeton. Ndihma qè ai jep, qoftè nè rastin e tè ndjerit Shpat Kasapi apo edhe shumè shqiptarève tè tjerè, shèrben edhe si shembull i asaj qè duhet tè ishte model sjelljeje pèr rininè tonè. Njè ndihmè shumè mè tè madhe nga Tare, ka marrè edhe Strakosha, portieri i kombètares sonè pèr momentin. Tek fliste pèr njè gazetè italiane nè prag tè ndeshjes sè AEK ndaj Fiorentina, ai e quajti kohèn e tij tek Lazio, si kohèn mè tè bukur. Nè tè njèjtèn kohè "nuk harrojè" tè na sqaronte se Athina ishte shtèpia e tij dhe se nè Tiranè, vinte vetèm pèr shkak tè familjes. Pa Igli Taren tek Lazio, a e dini se sa shkallè karriere kish ngjitur ky zog gomari? Asnjè. Sot pèrmend Greqinè si vèndi i tij dhe ndihmèn e Iglit as qè e pèrmend. Punè shqiptarèsh, qè mbeten tè çoroditur gjithè jetèn, duke filluar tek ajo pyetja fillestare,,,kush jam unè? Faleminderit Igli Tare.
Përgjigju