Familja Hajdari
me Hipotekën në gjyq
Fatmira Hajdari, bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari, kërkon pronësinë e një sipërfaqe toke prej 390 metra katror, e cila dikur ka qënë shtrati i një vije rjedhëse uji, por nga largimi i ujit, sipërfaqes së mbetur të tokës tashmë duket se i ka dalë si pronare gjyqtarja Fatmira Hajdari. Kjo e fudit këtë sipërfaqe toke ka tentuar ta rregjistrojë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, por ky institucion nuk ka pranuar ta rregjistrojë.(Ne foto: Fatmira Hajdari)
Fatmira Hajdari, bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari, kërkon pronësinë e një sipërfaqe toke prej 390 metra katror, e cila dikur ka qënë shtrati i një vije rjedhëse uji, por nga largimi i ujit, sipërfaqes së mbetur të tokës tashmë duket se i ka dalë si pronare gjyqtarja Fatmira Hajdari. Kjo e fudit këtë sipërfaqe toke ka tentuar ta rregjistrojë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, por ky institucion nuk ka pranuar ta rregjistrojë.
Nuk dihet me saktësi se në çfarë periudhe kohore gjyqtarja Hajdari, ka filluar procedurat për rregjistrimin e kësaj pronë në emër të familjes së saj, por ajo që tashmë ka dalë në dritë është se gjyqtarja ka hapur një proces gjyqësor civil, nga ku kërkon detyrimin e institucionit të lartpërmendur që ta rregistrojë sipërfaqen prej 390 metra katror në emër të familjes së saj.
Padia është rregjistruar në sekretarinë e gjykatës në 20 janar të këtij viti dhe se paditësat janë katër anëtarët e familjes, djali i vogël Azem Hajdari, Fatmira Hajdari, Kirjald Hajdari dhe Rudina Hajdari. Ndërsa objekti ligjor i padisë civile, është kundërshtimi i refuzimit të miratimit të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, detyrimin e ZVRPP të regjistrojë pasurinë tokë me sipërfaqe 390 m2 të liruar nga largimi i rrjedhës së ujit.
I pyetur rreth kësaj çështje, gjyqtari që ka në shqyrtim dosjen Shkëlqim Mustafa ka deklaruar se momentalisht gjykimi është në fazën fillestare dhe se nuk mund të shprehet me shumë siguri, por shton se ekziston një dispozitë ligjore në Kodin Civil që parashikon se në rastet kur përfitohet sipërfaqe tokësore nga largimi i vijës së ujit, që mund të jetë lumë, ose përrua, pronësia mbi tokën i kalon pronarit të pronës që është kufizuese me sipërfaqen tokësore të mbetur nga largimi I ujit. Pritet që shumë shpejt, palët e përfshira në procesin gjyqësor të paraqiten me prova në gjykatë, ku dhe do bëhet përballja ligjore. ah/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor, 20:00
-
30 vjet pas publikimit vazhdon të jetë një thesar, ja sa fiton ‘All I Want for Christmas’ e Mariah Carey në një vit
26 Dhjetor, 19:57
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite
26 Dhjetor, 19:48
-
Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)
26 Dhjetor, 19:40
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor, 19:39
-
Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki
26 Dhjetor, 19:20
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor, 19:11
-
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
26 Dhjetor, 19:08
-
U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)
26 Dhjetor, 19:01