Familja Mbretërore: Berisha
nuk firmosi kthimin në atdhe

Familja Mbretërore: Berisha<br />nuk firmosi kthimin në atdhe
Sali Berisha, Fatos Nano apo Ilir Meta nuk ishin në mesin e atyre deputetëve të parlamentit shqiptar, që firmosën ftesën e legjislativit të Republikës Parlamentare të Shqipërisë, në vitin 2002, që familja mbretërore të kthehej në atdhe.

Në një dokument që e ruan edhe Oborri Mbretëror dhe që mund të shihet në linkun (albania.dyndns.org/Lek%20bio/petition76depute.htm), tre "të mëdhenjtë" e politikës shqiptare në dy dekadat e fundit, nuk kanë nënshkruar për kthimin e familjes mbretërore në atdhe, pas gati gjashtë dekadash ekzili nëpër botë.

Leka Zogu për herë të fundit kishte ardhur në Shqipëri në vitin 1997 për të marrë pjesë pjesë në Referendumin e organizuar për formën e regjimit më 29 qershor 1997 dhe me 11 korrik 1997 ishte larguar nga Shqipëria. Ai u rikthye për të jetuar dhe ndërruar jetë në Shqipëri më 28 qershor 2002, pas një ftese që Kuvendi i Shqipërisë I bëri zyrtarisht familjes mbretërore. Ndër 76 deputetët e Kuvendit shqiptar ka demokratë, socialiste apo legalistë, por në mesin e tyre nuk janë ata që po kërkojnë sot rivlerësimin e figurës së Leka Zogut, çështjen e referendumit, apo të formës së rregjimit.

Në ftesën e deputetëve të Kuvendit Shqiptar për rikthimin e Familjes Mbretërore Shqiptare në Atdhe thuhet se: Ne, një grup deputetësh të Kuvendit Shqiptar, të mbështetur në respektin që kemi për Historinë e Shtetit Shqiptar e vazhdimësinë e tij juridike, si dhe në zhvillimet e sotme demokratike, paraqesim kërkesen tonë që Nëna Mbretëreshë Geraldina dhe Familja Mbretërore Shqiptare të vijnë e të jetojnë përgjithmonë në Shqipëri.

Nëna Mbretëreshë Geraldina dhe Familja Mbretërore e kanë shprehur
publikisht prej kohëshdëshirën për të ardhur e jetuar përgjithmonë në Shqipëri. Ne, deputetët që bëjmë këtë kërkesë, të nisur nga jeta e vështirë por dinjitoze në mërgimin e gjatë, e vlerësojme dëshirën e tyre si shprehje të dashurisë së sinqertë për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar.

Ne e ndjejmë si detyrim moral për të ofruar ftesën tonë që Nëna Mbretëreshë Geraldina dhe Familja Mbretërore të vijnë sa më parë në Shqipëri. Në këtë mënyrë mendojmë se I jepet fund mërgimit të tyre të padrejtë 63-vjeçar. Besojmë se kërkesa jonë do të gjejë mirëkuptimin e kolegëve te tjerë të ketij Kuvendi". Më poshtë është edhe lista që nis me emrin e të ndjerit Pjetër Arbnori, ishkryetar i Kuvendit deri në 1997,
ku bie në sy emir i presidentit maktual Bamir Topi, ish-kryeministrit socialist bashkim Fino dhe të shumë deputetëve të majtë dhe të djathtë, gjithsej 76 dhe ku mungon pikësëpari kryeministri aktual, Sali Berisha, atëherë kryetar i PD-së në opozitës, që e kishte përzënë me polici Leka Zogun në nëntor 1993 dhe që sot organizon funeral shtetëror, në një ditë zie.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiumet

Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiumet