Mbretëresha ka dalë sërish në ballkonin e Pallatit Buckingham. Këtë herë asaj i është bashkuar më shumë anëtarë të familjes për një paraqitje para mijëra dashamirësve të zhurmshëm, të cilët janë lejuar të zbresin nga The Mall drejt pallatit.
Krahas Mbretëreshës janë tre nga fëmijët e saj, Charles, Edward dhe Anne, Princi William dhe Catherine dhe fëmijët e tyre, si dhe një numër të afërmsh të tjerë.
Meghan dhe Harry të cilët ishin në ceremoninë në Paradën e Rojeve të Kuajve më herët nuk po i bashkohen familjes mbretërore në ballkon pasi Mbretëresha vendosi muajin e kaluar që do të përfshihen vetëm anëtarët mbretërorë që kryejnë detyra zyrtare .
Sot britanikët festuan të gjithë së bashku 70 vjetorin e monarkes së tyre në një festë magjike në Buckingham Palace ku Mbretëresha përshëndeti të pranishmit nga ballkoni. E gjithë ceremonia ishte perfekte deri në detaje, teksa ndiqej nga pjesëtarët e pallatit dhe mijëra njerëz.
Britanikët në këtë ditë të rëndësishme “pushtuan” sheshet të veshur me ngjyrat simbolike të vendit të tyre. Të gjitha rrugët ishin mbushur me flamuj dhe zbukurime të cilat krijonin atmosferën festive.Gjatë spektaklit mahnitës të avionëve luftarakë në qiell u bë numri 70 në nder të viteve të Mbretëreshës Elizabet në fron.
Avionët përshkuan qiellin me pluhurin e ngjyrave të flamurit, njëkohësisht nuk mund të mungonte as parada e kuajve, e quajtur ndryshe “Trooping the Color”. Më pas shumë njerëz kishin vendosur të shtronin ushqime në parqe, për të vijuar më tej festimet.