Familja nga Mirdita kërkon
ndihmë nga ambasada USA

Familja nga Mirdita kërkon<br />ndihmë nga ambasada USA
TIRANE- Është nisur nga Mirdita me gruan dhe 2 prej fëmijëve të tij drejt Tiranës për të kërkuar ndihmë në ambasadën amerikane.

Pas, në banesën e tij në fshatin Konjë të Mirditës, ka lënë 5 fëmijë të tjerë, ndërsa së bashku me 2 fëmijë, nën moshën 10 vjec dhe me bashkëshorten e tij është nisur me makinë nga Mirdita drejt Tiranës.

Në kryeqytet ka mbërritur rreth orës 02. 00 të natës dhe më pas me një taksi është drejtuar drejt ambasadës amerikane për të kërkuar të takonte vetë ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu.

Rojet e sigurisë së ambasadës kanë njoftuar policinë e cila ka bërë shoqërimin e tyre në ambientet e komisariatit nr. 1.

Në polici Zef Kola ka treguar se kishte qenë emigrant dhe prej kohësh ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij. Ai pretendonte për konflikte pronësie të cilat nuk mund ta lejonin të jetonte në Mirditë prandja kërkonte dhe ndihmë nga ambasada amerikane.

Të pyetur nga ana jonë, ambasada amerikane deklaron se nuk ka asnjë koment zyrtar për ngjarjen, duke kërkuar t'i drejtohemi policisë së Tiranës.  

Zef Kola është shoqëruar në komisariat nr. 1 së bashku me 2 fëmijët dhe bashkëshorten e tij dhe pas verifikimeve është lënë i lirë.

ZEF KOLA: KAM KONFLIKTE ME NJE FAMILJE TJETER

Mirditori ka sqaruar se nuk kerkonte te futej me force ne Ambasade, por vetem kerkonte ndihme nga ambasadori Arvizu per te takuar kryeministrin Sali Berisha. "Kam konflikt me familjen Tuci. Me kane dhunuar gruan dhe vajzat. Jam i deshperuar dhe dua ndihme". Fashtari nga Konja e Mirdites deklaron se shpejt i eshte premtuar se do te takoje dhe keshilltarin e kryeministrit.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur, 2 të arrestuar në Maliq

Korçë/ Dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur, 2 të arrestuar në Maliq