Një grup tunizianësh i futen në shtëpi familjes shqiptare në Itali, me hanxhar dhe thika për të vjedhur

Një grup tunizianësh i futen në shtëpi familjes shqiptare në Itali, me hanxhar dhe thika për të vjedhur

foto nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në Itali, në Livorno, ku një familje shqiptare është përfshirë në një konflikt pasi katër persona tunizianë janë futur në shtëpinë e tyre për të vjedhur sende me vlerë. Ata kishin hanxharë dhe thika në dorë.

Sipas mediave të huaja, nuk ka të lënduar dhe lajmërimi në polici është bërë nga banorët e zonës pasi dëgjuan zhurmat dhe bërtitjet e familjarëve. Por pa mbërritur agjentët në vendin e kallëzimit, katër sulmuesit, ndoshta të alarmuar nga sirenat e makinave të policisë, u larguan. Siç raportojnë mediat italiane, familja shqiptare në atë zonë nuk kishte konflikte me askënd dhe gëzonte respektin e të gjithëve.

Ndërkohë po hetohet për dokumentimin e plot të  ngjarjes.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja