Familja Spahiu, Zjarrfikës
e familjarë përballen në Tv

Familja Spahiu, Zjarrfikës<br />e familjarë përballen në Tv
Babai i Genc Spahiut, kryefamiljari i cili një orë pas mesnatës së shtunës humbi jetën, bashkë me bashkëshorten e tij Florinda, dhe vajzen 4vjece, Jona, fajëson zjarrfikësit për tragjedinë.

"Na moren në telefon e na thanë se po digjet pallati i Gencit. Nuk më thanë se hyjra kishte marre flake. Kur zbrita poshtë, sepse pallati im është përballë me apartamentin e tyre, pashë flaket ne katin e tretë. Zjarrfikësit ishin pa mjete. Hyrja e djalit tim është në katin e tretë, 6 metër nga toka dhe zjarrfikësit nuk kishin një shkallë 6 metërshe. Me se do ti shpëtonin? Ujë nuk pashë asgjekundi."deshmoi gjyshi i Deas se vogël e vetmja e mbijetuar nga tragjedia.

"Vajza ka shpëtuar ngaqë Genci e ka mbajtur të shtrënguar"- tregon me lot në sy ndërsa nuk fsheh dot mllefin "Kam një mllef të madh për zjarrfikësit. Vijnë kot për të bërë alarm. Si mund të vlerësoj punën e zjarrfikësve, nëse ata nuk arritën të shpëtonin 3 jetë. Nëse do kishin vepruar në kohë zjarrfikësit, ata do kishin pasur dëmtime, djegie, por s'do kishin vdekur" dëshmoi gjyshi i Deas, në një intervistë për emision e pasdites, "Ora5" në Tv vizion plus.

Të ftuar të tjerë në panel ishte dhe Arben Cara, inspektor policie, i cili është marrë me veprimet hetimore. Ai tha se "zjarri ishte zhvilluar në mënyrë të ngadalshme brenda apartamentit, dhe në momentin kur gruaja ka hapur dritaren, në dhomën e ngopur me gaz ka hyrë oksigjeni, cka ka shkaktuar më pas dhe shpërthimin e bombolës e cila ndodhej jashtë ".

Naim Tocilla inspektor i zjarrfikësve tha se zjarrfikësit kishin mbërritur në kohë. "Në orën 01.15 të natës jemi njoftuar nga policia dhe në 01.20 ishim në vendngjarje".

Por dëshmitari okular i tragjedisë dhe njeriu i cili ka njoftuar i pari policinë për tragjedinë, tha se "zjarrfikësit kishin ardhur rreth orës 01:26 minuta. Madje kishin vonuar për të ndezur pompën e ujit, pasi nga sa dukej, duhej të kishte pasur probleme. Madje kishin shkallë druri, e cila nuk arrinte në katin e tretë" tregoi Stiven Jance.

Aktualisht e vetmja e mbijetuar Dea 1vjece ndodhet në spital. Ndonëse e ka kapluar dhimbja nuk harron të falenderojë mjekët që në këto momente të vështira po i rrinë pranë dhe i shpëtuan jetën mbesës së tij një vjecare. Inspektori i zjarrfikësve deklaroi se polici i zjarrfikëses i cili ka shpërthyer derën ka marrë plagë djegieje në dorë, dhe atë natë ishte mjekuar në spital.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë