Familja Trump feston Pashkët e
Para në Shtëpinë e Bardhë/VD

Familja Trump feston Pashkët e<br />Para në Shtëpinë e Bardhë/VD
Në Shtëpinë e Bardhë u mbajt takimi i përvitshëm që pason festën e Pashkëve, ku fëmijë dhe prindër të tyre mblidhen në një garë me vezë të ziera që i rrokullisin nëpër bar.

Presidenti amerikan Donald Trump që përshendeti të pranishmit, tha se ky takim i 139-të në Shtëpinë e Bardhë, në një traditë të nisur prej vitit 1878, e gjen vendin siç tha ai, "më të madh dhe më të fortë".

Trump falenderoi në mënyrë të posaçme Zonjën e Parë Melania Trump si mikpritëse e këtij aktiviteti.

Ai tha se zonja Trump ka punuar prej kohësh për organizimin e një ceremonie perfekte.

Zonja e Parë Melania Trump u uroi të pranishmëve mirëseardhjen dhe falenderoi të gjithë ata që u angazhuan për ta bërë takimin në Shtëpinë e Bardhë një eksperiencë të paharrueshme.

Çifti presidencial u shfaq përpara të gjithë të pranishmëve me në krah djalin e tyre të vogël Barron si dhe lepurushin e Pashkëve, një figurë popullore dhe shumë e dashur.
Më pas ata i'u afruan fëmijëve për të pjesën kulmore të kësaj ceremonie që është gara me vezë, në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.Zeri i Amerikes

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje