TIRANE - Familjarët e viktimës kërkojnë që policia të nxjerrë të vërtetën për rrethanat e vrasjes së të afërmit të tyre dhe drejtësia të vihet në vend. Ata thonë se vdekja 60-vjeçarit i është shkaktuar nga goditjet me levë pas koke dhe jo vetëm nga grushtet. “Duam që të dalë e vërteta. Policia nuk mund të thotë që e goditi vetëm me grusht, por të tregojë të vërtetën që është qëllaur me levë në kokë.
Dhe nuk është e vërtetë që i ka gërvishtur makinën. Ai nuk ja ka prekur fare makinën” thotë shoku i viktimës. Gëzimi ka qënë një njeri punëtor dhe nuk do të bënte një gjest të tillë, por edhe po të ndodhte ajo gjë ai do t’i jepte lekët për dëmin. Vajza ka qënë e shoqëruar me nënën e saj dhe Gëzimi nuk ka dashur që të debatojë me gratë.
Edhe kur i ka shkuar i dashuri i saj tek servisi Gëzimi fare mirë mund të mbrohej sepse sende kishte plot tek puna. Por, ai nuk e ka bërë një gjë të tillë. Sepse nuk ishte njeri i sherrit dhe konfliktit” thotë ai. Ndërsa policia ka deklaruar se është arrestuar autori i krimit Arten Shehu lindur në Korçë dhe banues në Tiranë. Gjithashtu deklarohet se ngjarja ka filluar pas një konflikti të çastit, ku autori ka goditur me (grusht), 60 vjeçarin Gëzim Karaj, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe më pas ka gjetur vdekjen.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com