Familjarët e gjyqtarit Konomi:
Kemi shpresa vetëm te shteti

Familjarët e gjyqtarit Konomi: <br />Kemi shpresa vetëm te shteti
Një ditë pas publikimit  të lajmit të Ministrit të  Brendshëm Bujar Nishani lidhur me çështjen e Konomit, shqiptarja.com ka marrë dhe një reagim nga familjarët e gjyqtarit të vrarë në Vlorë Skerdilad Konomit. Ministri tha në një takim zyrtar se lidhur me rastin e gjyqtarit të vrarë me tritol kanë administruar të gjitha provat materiale, të cilat ja kanë kaluar organit të Prokurorisë. Këto prova materiale sipas ministrit Nishani do të përpunohen dhe do hetohen nga Prokuroria lidhur me zbardhjen e ngjarjes.

Gruaja e gjyqtarit, Enka Konomi është shprehur se nuk kanë djeni për këto prova materiale, pasi çdo gjë ja kanë lënë në dorë shtetit për të vepruar. Po ashtu zonja Konomi ka bërë të ditur se kjo çështje e lëndon së tepërmi, ndaj shprehet e rezervuar pa dashur të prononcohet duke premtuar se së shpëjti do të prononcohet. Enka Konomi dhe familjarët e tjerë të gjyqtarit Skerdilajd Konomi mbajnë në vetvete një pikpyetje të madhe lidhur me autorin e kësaj vrasje makabre.

Të dëshpëruar për ngjarjen dhe humbjen e njeriut të dashur ata vuajnë faktin se askush s'po merr dëmimin për këtë vepër të rëndë. Në një letër të publikuar në nëntor të 2011 familjarët e Konomit kanë shprehur të gjitha shqetësimet e tyre lidhur me këtë ngjarje, si dhe me çështjen e pronësisë . "Jemi të ndërgjegjshëm që hetimet kanë kohën e tyre, por megjithatë, pas çdo ditë që kalon na duket sikur largohemi nga e vërteta.

Kjo ide përforcohet edhe më shumë ndërsa përballemi me vështirësi të shumëllojshme dhe të panatyrshme në përpjekjet tona për të hipotekuar pronat që na përkasin me ligj, procedura të cilat zvarriten deri në pikën e skadencës së çdo afati ligjor. Si është e mundur që në Shqipëri nuk zbatohet as vendimi i Gjykatës së Lartë? Nuk e kuptojmë pse-në. Kush fshihet pas kësaj? Pse shteti vetë na nxjerr pengesa? Nuk e kuptojmë pse Drejtoria Rajonale e Hipotekave në Durrës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Hipotekave nuk duan të firmosin dokumentet, të cilat janë të rregullta ligjërisht dhe të njohura edhe nga Gjykata e Lartë. A nuk është ky një shembull i pashoq i abuzimit me pushtetin, në një kohë që dokumentet e palës kundërshtuese rezultuan se ishin totalisht të falsifikuara, ndonëse të regjistruara edhe në institucione si Arkivi i Shtetit?

Avokatura e Shtetit dhe gjykatat vazhdojnë gjyqe mbi këto dokumente false të palës kundërshtare, ndërsa përpjekjet tona për hipotekim kanë dështuar dy herë deri tani. Kërkesa jonë për median, si një nga mundësitë e vetme për të sensibilizuar opinionin publik, por edhe vullnetin qeveritar, është të hetoni mbi këtë çështje dhe të ushtroni të gjithë presionin e mundshëm që ngjarje të tilla si hedhja në erë apo djegia e gjallë e zyrtarëve publikë të mos mbetet pa autorësi dhe pa ndëshkim, në mënyrë që në këtë vend të mos fuqizohet pushteti i mafies, por të rivendoset drejtësia"- përfundon letra e dërguar nga familjarët e Skerdilajd Konomit.

Zonja Enka Konomi, ju keni dëgjuar lajmin që ministri tha dje për çëshjen e bashkëshortit tuaj, çfarë komenti keni për këtë?
Të them të vërtetën lajmin e dëgjova dje në media. Ministri Nishani tha se të gjitha provat materiale për vrasjen e Skerdialj Konomit i kanë kaluar Prokurorisë.

Çfarë provash materiale janë depozituar në Prokurori?
Nuk kam djeni fare për këtë gjë. Ne nuk na ka informuar njeri, aq më tepër të na bëjnë të ditura provat materiale.

Juve si familjarë çfarë dyshimesh keni lidhur me këtë ngjarje?
Ne nuk kemi asnjë dyshim. Nuk e dimë se kush është autori i vrasjes së tim shoqi, ndryshe do të kishim vepruar, jo vetëm ne por dhe policia dhe drejtësia.

Si e komentoni ju punën që po bëhet për zbardhjen e ngjarjes?
Nuk di ç'të them. Këtë çështje ne ja kemi lënë në dorë shtetit. Shpresat tona janë vetëm tek puna që do të bëjnë personat që janë të ngarkuar me zbardhjen e kësaj ngjarje. Kemi besmim se do punohet për të dalë e vërteta, sepse vetëm shteti mund të bëjë të mundur kapjen e autorit.

Si po e përjeton familja Konomi humbjen e njeriut më të dashur?
Humbja e Skerdilajdit është e vështirë për të gjithë ne. Nuk kam fjalë për ta përshkruar se më bën të ndihem keq. Nuk e kam aspak të lehtë. Vrasja e tij ishte një nga format më çnjërëzore dhe makabre që i'u bë.

Si po zgjidhet çështja e pronësisë së tokës?
Të lutem, nuk dua të flas më tepër pasi s'mundem. Ndoshta në një tjetër moment mund të jap një reagim lidhur me këtë çështje. Deri tani nuk na ka firmos asnjë administratë përkatëse pronësinë e tokës.

Mendoni se do të zbardhet e vërteta e plotë e vrasjes së bashkëshortit tuaj?
Kam besmim tek shteti dhe drejtsia shqiptare. Ne shpresat i mbajmë vetëm aty. Duhet të zbardhet historia dhe të kapet autori i ngjarjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’