Familjarët e të arrestuarve:
Të shokuar, presimin lirimin e tyre

Familjarët e të arrestuarve:<br />Të shokuar, presimin lirimin e tyre
MAQEDONI-Familjarë të të arrestuarëve në operacionin "Monstër" të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë kanë shprehur sot revolten e tyre ndaj policies maqeonase. Të mbledhur para Gjykatës Penale në Shkup ata kanë shprehur revoltën e tyre, duke kërkuar zbardhjen e vrasjes së 5-fishtë, por nnë të njëjtën kohë edhe drejtësi dhe lirimin e të arrestuarve.

Familjarët theksojnë për agjensine  INA se duan drejtësi dhe lirimin e të ndaluarëve, por edhe theksojnë se nuk janë kundër nxjerrjes para drejtësisë të vrasësve të aktit mizor në Smilkovc. Mersim Hasipi, familjari i vajzës 20 vjeçare, me veshjen karakteristike myslimane, e mbuluar dhe me shami në kokë është shprehur i tmerruar me aktin e arrestimit të motrës së tij.

"Jemi të shokuar se si kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar motrën tonë. Ajo 100 për qind është e pafajshme dhe as që ka të bëjë me çmendurinat që u thanë nëpër media. Të akuzosh dikë për terrorizëm vetëm pse falet namaz, kjo është e pakuptimtë dhe nuk ndodhë askund. Por, po shofim se këto që po na ndodhin janë ofendim dhe nënçmim i madh për shqiptarët dhe sidomos familjen tonë", thekson Mersim Hasipi, i cili shprehet se nuk kanë dijeni se çfarë po ndodh dhe se nuk i lejohet as të kontaktojë avokatin mbrojtës.

Familja Bilalli gjithashtu thekson se është e shokuar nga arrestimi dhe dërgimi në gjykatë i nënës së tyre Feride Bilalli, 60 vjeçares nga Hotla e komunës së Likovës.Djali i saj i cili sot ka mbërritur nga Gjermani thekson se nëna e tyre jetonte e vetme, ndërsa ai rrëfen se fotot e nxjerra përmes filmimeve nga operacioni policor tregojnë se bëhet fjalë për një nga vëllezërit e tij që jeton në Belgjikë.

"Ne jemi të shokuar, dhe po presim lirimin e nënës tonë. I kemi parë ato video nga shtëpia jonë dhe fotot e vëllait tim që ka qenë pjesëtarë i UÇK-së dhe nuk mohohet ajo gjë. Por lidhja me këtë rast dhe ndalimi i nënës tonë, është tmerrues për ne", thekson djali i Feride Bilallit.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme