Familjarë, kolegë e politikanë
i japin lamtumirën Santos 

TIRANE - Për rreth 6 orë në nder të bankierit të ekzekutuar me armë zjarri një ditë më parë Artan Santo, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, u zhvilluan homazhe ku nuk munguan të pranishëm nga të gjitha fushat, politika, arti, media e bzinesi. E për një pjesë të tyre shënimet në librin e kujtimeve ishin shprehja e vlerësimit dhe respektit për të ndjerin Artan Santo.

...

Të pranishëm në ceremoninë e homazhe kanë qenë dhe pjestarët e familjes Santo, të cilët duke mposhtur dhimbjen kanë pritur dhe nderuar pjesmarrësit, të cilët kanë ngushëlluar për humbjen e të dashurit të tyre.

Në ceremoninë e homazheve në nder të bankierit Artan Santo ishte vendosur dhe një libër shënimesh, ku dedikimet ndaj tij nuk kanë munguar, përfshi dhe shënimin nga kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, si dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.
edi rama rama ne homazhe
 
Në orën 16:00 trupi i pajetë i Santos u përcoll për në banesën e fundit pranë Varrezave të Sharrës. Ishin vetë familjarët e bankierit të suksesshëm që njoftuan për këtë ceremoni, ndërsa hapën derën për të gjithë ata që e njohën dhe vlerësuan Artan Santon.

funerali i santos funerali i santos
Foto të tjera

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit