Familjarët e 21 Janarit në
ceremoninë për Dëshmorët

Familjarët e 21 Janarit në<br />ceremoninë për Dëshmorët
TIRANE- Krerët e shtetit shqiptar kanë zhvilluar dje homzhe tek “Varrezat e Dëshmorëve” në përkujtim të 69 vjetorit të çlirimit të vendit nga gjermania naziste. Ashtu siç e parashikonte protokolli i shteit, Presidenti Bujar Nishani, kreu i Kuvenduit, Ilir Meta si edhe Kryeministri Edi Rama shkuan në orën 10 të paraditës së djeshme për të zhvilluar homazhet tek monumenti “Nëna Shqipëri”. E gjithë ceremonia e djeshme ishte e organizuar me protokoll shteit, ku banda frymore e ushtrisë si edhe forcat e gardës bënë nderime ndaj udhëheqësve të vendit të ciëlt vendosën kurora me lule.

Pas homazheve tek Varrezat e Dëshmorëve, aktiviteti i festimit të 69 vjetorit të çlirimit të vendit u zhvendos tek një lokal në periferi të kryeqytetit. Pjesë e këtij takimi ishin edhe familjarët e viktimave të “21 janarit”, duke dëshmuar edhe katër të vrarët në protesën e rreth 3 viteve më parë konsiderohen si dëshmorë të atdheut dhe jo më si terrorrista. Prezenca e tyre në këtë takim lë të kuptohet se 4 të vrarët në portestën e ish opozitës socialsite në 21 janarë të vitit 2011 do të zhvarrosen për tu rivarrosur tek Varrezat e Dëshmorëve.

Duke nderuar kujtimin e të rënëve gjatë luftës nacional-çlirimtare, ai theksoi se kontributi i dhënë nga 28 mijë dëshmorët por edhe të personave të rënë në 21 janarë, Rama pohoi se aspirata e tyre për lirinë e vendit do të vihet në zbatim nga qeveria dhe se ëndrra e tyre europiane ëhstë e realizueshme. "Liri-Demokraci është një frazë shumë më e hershme se 25 vitet e fundit. Ajo ishte bindja për të gjithë ata që fashizmi ishte një kërcënim për bashkëjetesën në harmoni për të gjithë. Kjo fjalë ishte përpjekja kundër një pushtuesi dhe vizioni të së ardhmes që kërcënon fuqinë e shtetit.

Ishte shprehja e vendosmërisë së një brezi shqiptarësh bashkë me bashkëmoshatarët e tyre Europianë, për liri dhe demokraci. Ishthe thirrja e brendshme për brezat, përtej kufijve dhe vendeve që u angazhuan në Luftën e Dytë Botërore, për të dhënë gjithçka edhe jetën, që iniciuan BE-në. Në këtë ditë jetët e tyre të rëna, na flasin, për jetën, bashkimin dhe zhvillimin. Shqipëria sot është e lirë, anëtare e NATO-s, në rrugën drejt BE. Kosova është e pavarur. Mbeten ende shumë punë për tu bërë. Barra duket e rëndë më e rëndë se ç’mbajnë shpatullat tona dhe rruga e vështirë, po thirrja që vjen nga 29 Nëntori mjafton për të kthjelluar dyshimin. Është një detyrim shumë më i zakonshmën në raport me sakrificën e tyre më shumë se të zakonshme", - pohoi kryeministri Edi Rama në këtë aktivitet.
 
Shkrimi u publikua sot (30.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit