52 vjeçari, Gjin biba i cili prej dy ditësh ishte deklaruar si i zhdukur nga familja e tij, është gjetur i pajetë në afërsi të tunelit të Letanit në Elbasan ku punonte në një gurore. Sipas njoftimit të policisë, i ndjeri, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një lartësi e konsiderueshme dhe për pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur "Gurorja", është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën”- thuhet në njoftimin e policisë.
Por ky version nuk pranohet nga Viktor Biba, vëllai i viktimës. Në një prononcim për Report TV, Viktor Biba ka deklaruar se dyshon që vëllai i tij ishte masakruar nga punonjësit e gurores dhe më pas ishte hedhur nga lartësia.
Ai hodhi poshtë pretendimet se Gjin Biba, ishte i alkoolizuar, duke thënë se vëllai i tij nuk e tepronte me pijen. Më tej ai shtoi se do të hidhte në gjyq punonjësit e gurores tek të cilët dyshonte.
“Na kanë thënë tek puna se kishte ardhur në shtëpi por kur shkuam në shtëpi nuk e gjetëm. Është gjetur 200 metra larg vendit të punës, i masakruar. Këtë e kanë bërë vetëm punonjësit që kanë punuar me të të cilët do t’i hedh në gjyq. Këtu është bërë një krim sepse ai është masakruar”-tha ndër të tjera, Viktor Biba.
Viktima, Gjin Biba banonte në Tiranë, ndërsa punonte në një gurore të Elbasanit, në fshatin Letan ku është gjetur i vdekur ditën e sotme, pas dy ditëve kërkimesh nga të afërmit e tij.
Viktor Biba, vëllai i 52 vjeçarit, Gjin Biba i cili u gjet i pajetë sot, dy ditë pasi ishte deklaruar i zhdukur, ka folur për Report TV.
Ai është shprehur se besonte që vëllai i tij ishte masakruar dhe se dyshonte që ngjarja nuk kishte qenë aksidentale siç thuhet në njoftimin e policisë. Ai hodhi poshtë pretendimin se viktima konsumonte alkool, duke deklaruar se 52 vjeçari nuk e tepronte me pijen.
“Na kanë thënë tek puna se kishte ardhur në shtëpi por kur shkuam në shtëpi nuk e gjetëm. Është gjetur 200 metra larg vendit të punës, i masakruar. Këtë e kanë bërë vetëm punonjësit që kanë punuar me të të cilët do t’i hedh në gjyq. Këtu është bërë një krim sepse ai është masakruar. Këtë e kanë bërë vetëm punonjësit. Vëllai im nuk e tepronte me pije alkoolike, një kafe një gotë raki në mëngjes, si gjithë qytetarët. Vëllai im ka qenë shumë i rregullt, i disiplinuar për çdo gjë. Ne dyshojmë se e kanë hedhur”- u shpreh mes të tjerash, vëllai i Gjin Bibës.
Ligjin e xhungles doni te zbatoni dhe ketu?! Pse nuk thua c'arsye kishin punonjesit t'a benin?
Përgjigju