TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme të luftës ndaj krimit të organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani, i është përgjigjur zyrtarisht, familjarëve të 4 të vrarëve të 21 janarit 2011, pas padisë që ata kanë depozituar në këtë institucion. Në letrën që mban datën 24 shkurt, Dumani ka deklaruar se SPAK është një pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, për të marrë ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Ai thekson se në rast se nga hetimet do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi, atëherë dosja do të merret në dorë nga vetë SPAK, siç ata kërkojnë.

“Për këtë arsye, referuar nenit 75/a, 76 dhe 28 te K.Pr.Penale ju përcjellim për kompetencë lëndore materialin kallëzues me nr. K.137 prot., date 16.02.2023, me qëllim vlerësimi nga ana juaj. Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në përfundim të letrës së Altin Dumanit.

Familjarët kanë kërkuar që dosja të merret në dorë nga SPAK, sepse nuk kanë besim të Prokuroria e Tiranës, mirëpo Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e tyre të depozituar në 16 shkurt, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin.

Këto padi të reja erdhën si rezultat të një audio përgjimi të pretenduar, që xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika ka thënë se ia ka dhënë gazetarit, ku sipas tyre rezultojnë të dhëna të reja si dhe fjalë konkrete të të kallëzuarit Ndrea Prendi gjatë zhvillimit të kësaj ngjarje dhe del në pah më së miri dhënia e urdhrave për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve, urdhra të cilët nisin nga persona të tjerë, funksionarë të lartë shtetërorë, siç janë të kallëzuarit e tjerë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Kjo audio-kasetë sipas një investigimi të publikuar nga Shqiptarja.com nuk është akoma në duart e hetuesve, pra të drejtësisë. 

FOTO/ SPAK merr në dorë hetimet për 21 janarit? Altin Dumani u

FOTO/ SPAK merr në dorë hetimet për 21 janarit? Altin Dumani u

FOTO/ SPAK merr në dorë hetimet për 21 janarit? Altin Dumani u

Letra që Altin Dumani iu ka dërguar familjarëve të viktimave të 21 janarit