12-vjeçarja me iniciale L. LL nga Durrësi, e cila ishte larguar nga familja ditën e djeshme është gjetur pasditen e sotme. Një zonjë ka telefonuar në Report Tv duke njofuar se e kishte ndihmuar vajzën. Nëpërmjet telefonit të saj vajza kishte kontaktuar me familjarët dhe më pas është dërguar tek ata.
Zonja nga Durrësi tha se njoftimin për zhdukjen e kishte parë në Report Tv.
Ajo ishte larguar nga shtëpia, ditën e djeshme rreth orës 13:30, duke humbur kontaktet me familjen.
Komento