BERLIN- Një avokat gjerman ka deklaruar se ka në plan të padisë Ukrainën për neglizhencë në rastin e rrëzimin e avionit Malajzian MH17.
Elmar M. Giemulla deklaroi se në javët në vijim do të arkiviojë një padi ndaj Ukrainës në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo padi do të bëhet në emër të tre familjeve gjermane që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë rrëzimit të fluturimit MH17 në Ukrainën Lindore më 17 Korrik të këtij viti.
Giemulla, specialist mbi ligjet e aviacionit, argumenton se Ukraina duhet të kishte mbyllur hapësirën e saj ajërore nëse nuk ishte e aftë të garantonte sigurinë e fluturimeve mbi territorin e saj.
Ditën e djeshme avokati gjerman deklaroi gjithashtu se me shumë mundësi në këtë padi do të bashkohen dhe familje të tjera dhe në të ardhmen do të përpilohet dhe një padi për Rusinë.
Sipas të përjavshmes gjermane BILD am Sonntag, avokati Giemulla ka në plan t’I kërkojë ukrainës një dëmshpërblim prej 1 milion eurosh për çdo viktimë të përfshirë në aksidentin e rëndë.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com