Familjet në Qytetin Studenti
në kushte shumë të vështira

Familjet në Qytetin Studenti<br />në kushte shumë të vështira
TIRANE - Të jetosh në godinat e “Qytet Studenti” është mjaft e vështirë, dhe kjo bëhet akoma më e vështirë kur një familje e tërë jeton brenda një dhome. Kjo është historia 15 vjeçare e një familje të ardhur nga qyteti i Tropojës. Që prej vitit 1998 katër anëtarët e kësaj familje jetojnë në një dhomë që nuk është më shumë se 20 metra katrorë. “Jemi shpërngulur në vitin 1998 këtu në Tiranë, por meqë nuk kishim mundësi të blinim një apartament, vendosëm të vinim të jetonim këtu.

Siç e shihni edhe vetë hapësira e dhomës është shumë e vogël për katër persona, por nuk kemi zgjidhje tjetër” thotë një 50 vjeçare e cila banon me burrin dhe dy fëmijët në ambientet e godinës 19 në “Qytet Studenti”. Kushtet e vështira ekonomike kanë detyruar këtë familje që të jetojnë brenda një dhome, duke qenë se nuk e përballojnë të marrin një ambient më të madh apo një shtëpi me qira.

“Unë punoj si pastruese dhe marr një rrogë shumë të ulët ndërsa burri prej kohësh është pa punë. Vajzën e kam në shkollë të lartë dhe ka dhe ajo shpenzimet e veta ndërsa djali herë me punë dhe herë pa punë. Me një rrogë nxjerrim muajin katër veta. Qiraja e dhomave nuk është e lartë, por duke qenë se nuk kemi punë nuk mund të përballojmë një ambient më të madh” thotë 50 vjeçarja.

Ambientet e kësaj godine janë tejet të amortizuara. Muret të shkatërruara nga lagështira e madhe, tavanet që pikojnë në dimër dhe banja në gjendje të mjeruar. Në korridoret e kësaj godine të zë syri një numër të madh varësesh për tharjen e rrobave, dollapë dhe shumë orendi të tjera shtëpiake. “Nuk kemi vend në dhoma, ndaj i nxjerrim në korridor rrobat të cilat më shumë nuk thahen se sa thahen”, thonë banorët.

Godina 19 është ndërtuar në vitin 1967, asokohe për oficerët dhe familjet e tyre. Por në vitin 1992 aty hynë dhe shumë studentë apo pedagogë. Ky është rasti edhe i një çifti të cilët prej vitit 1992 jetojnë në këtë godinë. Ata kanë marrë dy ambiente më qira për të cilat paguajnë 80 mijë lekë në muaj.

Të pyetur përse si ju duken kushtet e kësaj godine dhe përse kanë zgjedhur të jetojnë aty, ta thonë “Kushtet janë skandaloze, nuk mund të jetohet në këto ambiente. Ne u vendosëm në 1992 këtu pasi ato ishin mundësitë në atë kohë. Burri ka qenë oficer. Jetojmë këtu pasi nuk kemi mundësi ekonomike për të blerë një shtëpi tonën” thonë një prej banoreve banorë.
 
ÇMIMI
 
Familjet që jetojnë në dy godinat e Qytetit Studenti duhte që të paguajnë një shumë të hollash për të jetuar në disa dhoma që vetëm sa i mbrojnë nga shiu. Atyre u bie të paguajnë 130 lekë në ditë, pra 40 mijë lekë të vjetra në muaj. Ndërsa nëse familja ka dy dhoma dhe banjën më vete atyre u duhet të paguajnë 80 mijë lekë të vjetra në muaj.

Por krahasuar me çmimin që paguan një student në godinat e tjera, kjo është një shumë relativisht e vogël. Një studenti i duhet të paguajë 51 mijë lekë të vjetra në muaj për dhomën e tij që i duhet ta ndaje edhe me të tjerë. Godinat e familjarëve në Qytetin Studenti ashtu sikurse edhe 27 godinat e tjera administrohen nga drejtoria e këtij qyteti.

Kurse për të rinjtë që rrinë në dhomat e godinave “private”, u duhet të paguajnë 20 mijë lekë të reja për dhomë, nëse e ndan edhe me një tjetër kjo shumë të reduktohet në 100 mijë lekë, Në këto dhoma “luksi”, në ndryshim nga dhomat e bujtinave të tjera kanë tualet në çdo dhomë.

Ndërsa studentët që gjatë periudhës së verës dëshirojnë të qëndrojnë në Qytetin e Studentëve, u duhet të paguajnë një shumë shtesë për muajt që do të rrinë. Ata janë të detyruar të paguajnë 50 mijë lekë të vjetra në muaj për muajt e verës.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)