Në një kohë kur diagnostikimi i hershëm konsiderohet faktor kyç në trajtimin e shumë patologjive, strukturat shëndetësore private në vend po adoptojnë modele më të integruara shërbimi.
Një prej tyre është koncepti “One-Stop Hospital”, i implementuar nga Family Hospital, i cili synon të ofrojë një proces të koordinuar diagnostik brenda një strukture të vetme.
Sipas përfaqësuesve mjekësor Family Hospital, ky model i ri organizimi i mundëson pacientit të kryejë në një kohë të shkurtër të gjitha hallkat e nevojshme të procesit diagnostik, duke shmangur lëvizjet nga një qendër në tjetrën.
.jpg)
Çfarë përfshin modeli?
Koncepti “One-Stop Hospital” bazohet në integrimin e disa shërbimeve kryesore:
• Ekzaminime laboratorike të avancuara
• Ekzaminime radiologjike me aparatura moderne
• Procedura diagnostike si True Cut Biopsi
• Konsultë e specializuar me mjekun onkolog
Ky koordinim i brendshëm synon të reduktojë kohën e pritjes dhe të përshpejtojë vendimmarrjen klinike, veçanërisht në rastet kur ekziston dyshim për patologji tumorale.
.jpg)
Rëndësia e kohës në diagnostikim
Mjekët theksojnë se në shumë raste, vonesat në kryerjen e analizave apo në marrjen e një përgjigjeje përfundimtare mund të ndikojnë në ecurinë e trajtimit. Për këtë arsye, një sistem i integruar që bashkon analizën laboratorike, imazherinë dhe konsultën specialistike në një zinxhir të vetëm konsiderohet një hap përpara në menaxhimin e rasteve.
Modeli i implementuar nga Family Hospital , synon jo vetëm efikasitet klinik, por edhe uljen e stresit për pacientin, i cili shpesh përballet me pasiguri gjatë periudhës së pritjes për diagnozën.
.jpg)
Një tendencë drejt modernizimit të shërbimeve shëndetësore
Zhvillime të tilla tregojnë një orientim drejt standardeve bashkëkohore të organizimit spitalor, ku fokusi vendoset te koordinimi ndërmjet departamenteve dhe përqendrimi i shërbimeve në një strukturë të vetme.
Përfaqësues mjeksor ne Family Hospital shprehen se qëllimi i këtij modeli është të ofrojë një rrugëtim të qartë dhe të strukturuar për pacientin, duke garantuar saktësi diagnostike dhe mbështetje profesionale në çdo hap të procesit.
Në qendër të këtij modeli qëndron pacienti. Çdo hap organizohet në mënyrë të strukturuar, duke garantuar jo vetëm cilësi mjekësore, por edhe përvojë të qetë dhe të sigurt.
Ekipi multidisiplinar bashkëpunon ngushtë për të siguruar që rezultatet interpretohen me kujdes dhe që vendimmarrja klinike të jetë e bazuar në prova dhe standarde bashkëkohore.
Në situata delikate shëndetësore, siguria dhe qartësia janë thelbësore.
Modeli “One-Stop Hospital” tanimë i zbatueshë në Family Hospital përfaqëson një angazhim për diagnostikim të shpejtë, saktësi maksimale dhe kujdes të koordinuar në çdo hap.
.jpg)
Sa më herët të vendoset diagnoza, aq më efektiv mund të jetë trajtimi.
Prenoto vizitën në Family Hospital.
Nëse keni simptoma që kërkojnë vlerësim të specializuar ose dëshironi një kontroll të plotë diagnostik në Tiranë, modeli One-Stop Hospital në Family Hospital ofron zgjidhje të shpejtë, të sigurt dhe profesionale.
.jpg)
? Vendndodhja: Tiranë, Rrg. Kongresi i Manastirit
? Kontaktoni për informacion dhe prenotime + 355 69 6060620

