Tiranë, 23 Qershor / ATSH - K.Musabelliu / - Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë ka prezantuar "Video by Video", një solo screening nga Fani Zguro. Eventi i cili do të qëndrojë i hapur deri më datën 1 Korrik 2014, konsiston në prezantimin e një serie videosh të realizuara gjatë periudhës 2006 - 2011.
Ky projekt është prezantuar edhe në Universitetin e Prishtinës po në vitin 2014 dhe ashtu sikurse në Tiranë, edhe në Prishtinëka pasur një interest tejet të madh.
Mirela Kumbaro Minsitrja e Kulturës, në një status në adresën e sajë zyrtare në facebook, e ka përkufizuar shfaqen e Zguros me fjalët "Arti flet me fort, arti fiton mbi mjerimin dhe grahmat e dështimit politik".
Fani Zguro është një prej artistëve të rinj aspirante nga Shqipëria, pjesë e një brezi që përjetoi regjimin dhe e transmetoi atë kryesisht përmes dëshmive të tilla si letërsi apo histori apo libra të filozofisë.
Zguro e ka zhvilluar atë që duket se është një hulumtim i vazhdueshëm për të gjetur një histori që i përket të shkuarës dhe të tashmes. . Ky kërkim dhe hulumtim është preazntuar nga artisti me forma të ndrysme artistike, si video instalacionet, vizatimet, apo edhe kolazhet.
/Shqiptarja.com