TIRANE- Janë shtuar komentet në rrjetet sociale për ndarjen e Anaidit dhe Joanës. Kështu, Joanës i shtohen fansat dhe vlerësimi pas ndarjes nga Anaidi vetëm pak orë pas finales. Fituesit të këtij “Big Brother-i” duket se gjithçka po i kthehet kundër, fama, respekti dhe mbështetja e fansave që e kanë votuar.
Në rrjetet sociale, peshorja rëndon negativisht për Anaidin, 27-vjeçarin nga Tirana që të shtunën u kurorëzua si fitues i njërit prej spektakleve më të ndjekura e më të komentuara në media e po aq në rrjetet sociale.
“Deklaratat e saj se ish-i dashuri, Jani, do na shoqërojë në altar janë të nxituara. Joana ishte zgjedhja ime brenda shtëpisë, jashtë kam shumë mundësi zgjedhje”, tha Anaidi.
I pyetur nga drejtuesja e “Fan Club”, nëse ishte single, Anaidi tha: “Besoj se është e kuptueshme, jam single”, ndërsa tregoi se jashtë po e pret një vajzë tjetër, e cila sipas tij i ka qëndruar afër në momente të vështira të jetës së tij.
Kjo deklaratë ka bërë që Anaidit t’i zbehet triumfi i fitores, sepse sipas shumë njerëzve ai është treguar hipokrit, brenda shtëpisë, ka përdorur Joanën, e cila pas kësaj ka marrë shumë pikë pasi është rikthyer në vëmendje sakrifica e saj për të lënë lojën dhe brenda të vazhdonte Anaidi.
Iliri: Anaidi e përdori Joanën, për të arritur aty ku donte
Madje edhe disa nga banorët e këtij shoë, e kanë komentuar për keq Anaidin. Iliri ka qenë ai që publikisht për gazetën “Shqiptarja.com” është shprehur: “ Anaidi tregoi paqëndrueshmëri. Nuk kishte fuqinë t’ia thoshte në sy këtë gjë. Për mua është një gabim trashanik. Unë ia kam thënë edhe brenda këtë gjë, që është i paqëndrueshëm. Nxorri justifikime të kota, se ishte mërzitur nga ajo që Joana kishte shprehur në gazetë, ndërsa në shoë bëri komplet të kundërtën. Besoj se e ka përdorur Joanën, për të arritur aty ku donte. Për mua Joana ka pasur vlerë kur deklaroi se do linte lojën e saj për Anaidin. Duhet ta kishte menduar më parë këtë gjë”.
Anaidi në “Fun Club”: Dua femër tjetër
Fituesi i “Big Brother Albania 6”, Anaidi, nuk hezitoi asnjë ditë pas daljes nga shtëpia për të thënë se lidhja e tij me Joanën ka marrë fund. Ai tregoi se në finale e “BBA6”, ka parë reagimin e prindërve të tij dhe ka kuptuar se diçka nuk shkon.
“Deklaratat e saj se ish-i dashuri Jani do na shoqërojë në altar janë të nxituara. Joana ishte zgjedhja ime brenda shtëpisë, jashtë kam shumë mundësi të tjera zgjedhje”, tha Anaidi. I pyetur nga drejtuesja e “Fan Club”, nëse ishte single, Anaidi tha” “Besoj se është e kuptueshme, jam single”.
Anaidi theksoi se nuk mund të dashurohej për pesë ditë. Ai tha se Joana ka bërë deklarata të pamenduara pa e sqaruar situatën mes tyre. “Unë kam hyrë single dhe kam thënë se do dal single”. Gjithashtu ai tregoi për një hsitori që ka lënë jashtë shtëpisë me një vajzë, e cila i ka qëndruar shumë afër në ditë të vështira, një vajzë të cilën brenda shtëpisë nuk e ka zënë kurrë në gojë, në fakt.
“ Nuk kemi bërë dashuri, po për mua është shumë e afërt”, deklaroi ai, ndërsa Olti Curri iu kthye me fjalët se “ndryshe nga të gjithë çiftet që e nisin historinë me puthje dhe përfundojnë në shtrat, ju e nisët nga krevati dhe përfunduat me një puthje”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com