/ATSH-AFP/ - Fansat e John Lennon festuan sot duke kënduar në Nju Jork atë që do të kishte qenë 75 vjetori i lindjes së tij, gjatë një ceremonie të thjeshtë në "Central Park".
Qindra fansa ishin mbledhur në memorialin "Strawberry Field", hapësirë në krah të "Central Park" që i është dedikuar muzikantit të vrarë në vitin 1980.
Të shoqëruar nga pesë kitaristë dhe një pianist, fansat kënduan disa nga këngët e tij më të famshme si "Imagine", "Get Back", "With a little help of my Friends" apo "Working Class Hero".
John Lennon lindi më 9 tetor 1940 në Liverpul, Britani e Madhe. Ai u vra përpara banesës së tij të Dakotas, në krahë të Central Park, më 8 dhjetor 1980.









