Fansat të shqetësuar për shëndetin e aktorit Tom Hanks, i dridhen duart gjatë intervistës

Dalja e fundit e Tom Hanks në Saturday Night Live ka shkaktuar shqetësim për shëndetin e tij. Gjatë pjesëmarrjes së tij në programin televiziv, aktorit i dridheshin duart dhe fansat janë shqetësuar për gjendjen e tij, duke menduar se mund të kishte Parkinson.

“A i dridhet dora Tom Hanks?”, “E vura re edhe këtë dhe tani jam shumë i shqetësuar”, ishin disa nga komentet e fansave në rrjete sociale.

Nga ana tjetër kishte nga ata që e justifikuan dridhjen në duar, duke vënë në pah moshën e tij.

“Duke marrë parasysh se ai është pothuajse 70 vjeç, po, ka kuptim që duart e të moshuarve priren të dridhen pak”, tha një komentues tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që fansat e aktorit shprehen të shqetësuar për shëndetin e tij. Në qershor 2022, një tjetër paraqitje e Tom Hanks kishte ngjallur sërish komente të ngjashme për duart e tij, me disa që besonin se ishte një shenjë e hershme e sëmundjes së Parkinsonit.

Aktori dukej se nuk ishte në gjendje të kontrollonte dorën e djathtë që dridhej teksa mbante një mikrofon dhe fliste për Elvisin e Baz Luhrmann.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë