Një fans i Star Trek është aq i çmendur pas këtij seriali sa ka ndërtuar një koleksion të tërë me pjesë të ripordhuara të filmit me vlerë rreth 500,000 dollarë. Anthony Sforca, nga Long Island në New York, e ka adhuruar këtë serial që herët në adoleshencë dhe ka nisur të koleksionojë figurat e personazheve të tij që në vitin 1980.

Pasi mblodhi një koleksion të madh me objekte ai ndërmorri projektin më ambicion në jetën e tij pikërisht në vitin 2010, kur nisi dhe krijimin e ekspozitës personale të Star Trek në bodrumin e shtëpisë së tij.

Anthony është babai i dy djemve dhe po mundohet t’ua përcjellë dhe fëmijëve të tij dëshirën dhe pasionin për serialin duke u vehsur si personazhet e serialit, duke parë sa më shumë seri e ndonjëherë duke u sjellë si ata. Ai rrëfen se e ka patur mjaft të vështirë për realizimin e kopjeve të elementëve të ndryshëm të përdoru në serial por me shumë përpjekje dhe ndihmën e pakushtëzuar të bashkëshortes së tij Anette thotë se ka arritur t’ja dalë. Anthony mendon se projekti i tij ka akoma punë për të bërë ndaj mendon të investojë sërisht me objekte të reja.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

VIDEO