Fantazi në derbi rikthehet Vucaj
Mazrekaj ‘ruhet’ nga dëmtimet

Fantazi në derbi rikthehet Vucaj<br />Mazrekaj ‘ruhet’ nga dëmtimet
Tirana dhe Partizani po bëjnë gati forcat për ndeshjen derbi që do të zhvillohet javën tjetër duke ‘anashkaluar’ vëmendjen nga ndeshja e radhës në kampionat. Partizani vazhdon që të ruajë një nga lojtarët më të mirë, kosovarin Mentor Mazrekaj për ndeshjen derbi. Lojtari nuk është bashkuar me grupin në stërvitje për ndeshjen me Tërbunin edhe pse drejtori i klubit, Dervishi deklaroi se të martën do të ishte gati.

Sipas drejtuesve të kuq, lojtari vazhdon përgatitjet në palestër. Megjithatë kuptohet qartë që të kuqtë duan ta mbajnë larg ndonjë dëmtimi të mundshëm për të mos u kushtëzuar në derbi. Përsa i përket ndeshjes së radhës në kampionat dhe rivalitetit me Skënderbeun, ka folur për mediat mbrojtësi i afruar në merkaton e janarit te të kuqtë, Sodiq Atanda. “Kam ardhur tek Partizani për të realizuar objektivat e klubit, e dija që momenti im do të vinte dhe jam i lumtur që kam fituar një vend titullari. Zgjodha Partizanin sepse është një klub me emër të madh dhe i mirëorganizuar.

E kisha menduar prej kohësh në përfundim të kontratës me Klubin e Apolonisë, nëse nuk do të trasferohesha jashtë Shqipërisë, në kampionatin shqiptar zgjedhja ime do ishte padiskutim Partizani. Tashmë jam pjesë e këtij klubi të madh në Shqipëri dhe kjo më motivon edhe më shumë të përmirësohem profesionalisht. 4 pikët diferencë nga Skënderbeu, mendoj se janë të rikuperueshme, por ne duhet të bëjmë më të mirën tonë për të mos gabuar dhe të shpresojmë deri në fund te titulli kampion. Këtë të shtunë luajmë në trasfertën e Pukës një përballje ku sigurisht synojmë të marrim 3 pikët. Më pas do të luajmë derbin me Tiranën. Një përballje e cila do të jetë mjaft e nxehtë pasi luajnë 2 skuadrat e kryeqytetit.

E njoh skuadrën e Tiranës sepse kam luajtur ndaj saj kur isha pjesë e Apolonisë. Ne do bëjmë të pamundurën ta fitojmë”deklaroi ai. Ndërkohë që Tirana njofton rikthimin në stërvitje të Erjon Vucajt pas 3 muajsh. Mesfushori ka lënë pas dëmtimin duke u bashkuar me grupin për të rimarrë formën për pjesën e mbetur të kampionatit. Vucaj ka zhvilluar terapi intensive në Tiranë dhe Athinë për të kaluar dëmtimin dhe tani është gati për të rigjetur formën. Mesfushori dje i ka dhënë fund stërvitjes së diferencuar që ka zhvilluar prej një muaji dhe ka nisur punën me grupin.

Shumë shpejt ai do të jetë i gatshëm për trajnerin Ilir Daja. Vështirë që Vucaj do të jetë në fushë për ndeshjen ndaj Teutës në fundjavë, shanset janë që tekniku Daja ta ruajë për ndeshjen derbi, teksa deri javën e ardhshme pritet edhe rikthimi i Bulkut për të kompletuar grupin. Ndërkohë që klubi bardheblu ka zyrtarizuar dje largimin e Hugo Almeidas. Almeida ka pësuar një dëmtim në gju dhe sipas klubit bardheblu, në kontratën e tij parashikohej zgjidhja e marrëveshjes nëse lojtari do te kishte probleme fizike. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të