Kreu i PD-së, Sali Berisha kishte një urim për 57-vjetorin e aleatit të tij Ilir Meta, që po feston datëlindjen në burg. Në konferencën e përditshme për shtyp, Berisha tha se Meta po bën një betejë të jashtëzakonshme në qeli kundër narkoshtetit dhe shfrenoi fantazinë duke thënë se krimi po e lë kreun e PL-së pa ujë në qeli.
Sipas tij, kriminelët shkojnë në qeli dhe i shpojnë shishet e ujit me qëllim që ta lënë Metën pa ujë. Berisha tha se gjithë ky “operacion” po e kryen biznesmeni i shpallur në kërkim, Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës.
“U dërgoj një përshëndetje të përzemërt, të burgosurve politikë në qelitë e komisariateve dhe ti uroj nga zemra ditëlindjen, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, i burgosur kryesor politik në Shqipëri që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut kundër narkoshtetit. Dënon me neverinë më të madhe, aktet e turpshme të intimidimit që ata i bëjnë, duke dërguar kriminelë për ti shpuar shishet e ujit. Dhe akte të tilla që tregojnë fytyrën e poshtë të Edi Ramës.
Që të gjitha janë me urdhër të Edi Ramës. Dhe kur një nga eksponentët kryesorë socialistë, me kërkesën e Tedi Blushit, deputetit, merret me këtë problem, rezultonte se operacionin e kryente Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës. Shikoni ku shkon Edi Rama. Shiko çfarë shpirt, se s’po i vë epitete, se meriton çdo epitet ka ky njeri. Çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit, që ta lejë pa ujë. Mund të shkojë gjer këtu njeriu? As sigurimi i shtetit nuk i bënte këto”, tha Berisha.
Komente












