TIRANE - Pas votëbesimit të qeverisë "Rama" në Kuvend, ka ndryshuar edhe faqja "online" e Kryeministrisë. E quajtur "Kryeministria", kjo faqe vjen me një paraqitje vizuale krejt të re, me stemën e Republikës së Shqipërisë me shqiponjën dykrenare në ngjyrë gri mbi një shirit gri të thellë.
Nën shiritin gri renditen gjashtë kategoritë që përbëjnë faqen dhe në kopertinën ballore, ku duken fotot aktuale të Kryeministrit Rama.
Më poshtë prezantohen anëtarët e kabinetit me fotot e tyre, prej nga duke klikuar mbi to shfaqen CV-të pëkatëse duke filluar nga Kryeministri, zv. kryeministri dhe ministrat.
Në fund të faqes paraqitet në një shirit asimetrik, Programi i Qeverisë, fotografitë e videot si dhe njoftimet për shtyp.
Redaksia online
(Jetona Koçibelli/a.sh/shqiptarja.com)

(Faksimile e faqes online të Kryeministrisë)
/Shqiptarja.com