Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se grindja ka nisur poshtë pallatit e më pas është spostuar në rrugë ku dhe është qëlluar me armë. Viktima është Niko Mataj 37 vjeç ndersa emrat e të plagosurve janë: Zaim Çela 33 vjeç, Arben Çela 42 vjeç dhe Elidon Aliaj 27 vjeç.
Ndërsa autori i ngjarjes është Altin Xhevat Leskaj, 39 vjeç, banor i lagjes “Osman Haxhi” në qytetin e Vlorës. Leskaj vlerësohet nga policia si i vetmi i dyshuar për masakrën e pasdites së sotmenë rrugën “Isa Boletini” në Vlorë. Sipas dëshmitarëve Leskaj u ka kërkuar personave që luanin domino të mos shqetësonin pallatin me zhurmën që bënin në lojë e sipër.
POLICIA: U ZUNE ME CEKAN PER ZHURMAT PASTAJ ME ARME
Sipas policisë së Vlorës rreth orës 18:30 në sallën operative të Komisariatit të Policisë Vlorë është marrë njoftim se në lagjen “Isa Boletini” në afërsi të bar “LUX” përpara një zdrukthtarie pronë e shtetasit Arben Lame Celaj ka ndodhur një grindje ku janë përfshirë shtetasit:
Niko Veledin Mataj, vjec 37, banues në Vlorë
Zaim Lamce Cela, vjec 33, lindur dhe banues në lagjen “Isa Boletini”
Arben Lame Cela, vjec 42, lindur dhe banues në lagjen “Isa Boletini”
Elidon Teki Aliaj, vjec 27, banues në Vlorë;
si dhe vëlezerve
Altin Xhevat Leskaj, vjec 37, lindur dhe banues në Vlorë si dhe vëllai i tij;
Edlir Xhevat Leskaj, vjec 35, lindur dhe banues në Vlorë.
Fillimisht konflikti është zhvilluar me sende të forta e më pas ka degraduar në të shtëna arme zjarri nga ana e vëllezërve Leskaj, nga të cilat ka mbetur i vdekur në vend shtetasi:
Niko Veledin Mataj, vjec 37, banues në Vlorë.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ky konflikt ka ndodhur si pasojë e një grindje të castit për shkak se shtetasit Elidon Aliaj, Niko Mataj, Arben dhe Zaim Cela krijonin zhurmë e shqetësim duke luajtur tavëll për banorët e pallatit ku jetonin shtetasit Altin dhe Edlir Leskaj.
Mbas ngjarjes shtetasi Altin Leskaj mbas negociatave me punonjës të policisë ka treguar vendin ku ndodhej dhe shërbimet e policisë është bërë shoërimi i tij për në Komisariat së bashku me armën e dyshuar të krimit, një pistoletë tip TT mod 54. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja dhe një krehër pistolete TT si dhe një cekan. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes, thuhet në komunikatën e policisë.