FARKË (TIRANË) – Një fëmijë ka humbur jetën teksa lahej në liqenin e Farkës, pak kilomentra larg kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.00, ndërsa policia konfirmon se bëhet fjalë për një djalë 13 vjecar, me inicialet A.P.

Burimet policore thanë se djaloshi po lahej në liqen bashkë me moshatarët e tij, por ende nuk zbardhen shkaqet që e çuan drejt humbjes së jetës.

Të parët që kanë mbërritur janë punonjës të policisë së komunës. Është kërkuar ndërhyrja e punonjësve të RENEA-s, të cilët do të bëjnë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga liqeni.

Mendohet se 13 vjecari është banor i zonës së Shkozës.

(aq/shqiptarja.com)