Farmacistët kanë paralajmëruar dje në mbrëmje se kanë parashikuar që të zhvillojnë sot një tubim paqësor përpara kryeministrisë si dhe pezullimin e aktivitetit të tyre në të gjithë vendin.
Faramcistët do të dalin në protestë me bluzat e bardha veshur dhe do të pezullojnë veprimtarinë nga ora 11:00 deri më 13:00.
Farmacistët kërkojnë zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.
Ja njoftimi i Urdhërit të farmacistëve në rrjetet sociale:
TUBIM PAQESOR I TE GJITHE FARMACISTEVE TE SHQIPERISE.
Te dashur kolegë,
Ju rikujtojme se me kerkesen e te gjithe kolegeve te cilet jane skeptike mbi rezultatin pozitiv te negociatave, diten e Hene me date 14.05.2018, ne oren 11:00, ne Tirane do zhvillohet nje tubim paqesor (me bluzat e bardha veshur) perpara Keyeministrise per te kerkuar zgjidhjen perfundimtare te çeshtjes se kontrates, listes dhe problemeve te tjera te sistemit farmaceutik.
Gjithashtu farmacistet kane konfirmuar se nga ora 11:00-13:00, do pezullojne sherbimin ne te gjithe vendin.
Grumbullimi do behet ne oren 11:00 para Hotel Tirana International.

Njoftimi i Urdhërit të Farmacistëve
Komente










a mer legena doni me perfitu me barna per qena me kontrate edhe verifikim javor se e keni pak ju jeni kriminela si prokuroret
Përgjigjubledi si mund te perfitosh kur nje medikament e ke blere 3200 lek dhe shteti me listen e re qe e fut te premten ne 22 e 30 te darkes dhe ta instalon direkt ne sistem te shtunen ne mengjes te jep 2860 lek per kete medikament. Kush e paguan kete humbje? Para se te flasesh e te vesh epitete pyet e interesohu si qendron puna.
O Bledi! Të paftë Ai lart o plehrë e Kazanit!