TIRANE- E themi një 80-vjetor i artistit Faruk Koka, duke nisur që nga fëmijëria e tij e hershme në gjirin e një familjeje intelektualësh të mirëfilltë, duke vazhduar me debutimin e tij në skenën e Filarmonisë së Shtetit e më pas të Operës dhe Baletit, duke u rropatur maleve të Dajtit e qelive të burgjeve, duke vazhduar më pas në gjirin e artit të baletit e të mësimdhënies e duke na lënë kujtime të pashlyeshme edhe me mungesën e tij pothuaj prej dy vjetësh në rrugëtimim e tij  të pafund.

Në shumë momente të jetës, njeriu që i ka vënë qëllim vetes të mbijetojë me nder, e gjen veten nën zulmën e dallgëve me të cilat përballet ashpërsisht për të triumfuar dhe… më në fund është vetë ky njeri që triumfon. I tillë ishte edhe miku ynë, shoku ynë, artisti i dalë nga gjiri i një kolektivi ku bashkë interpretuam për shumë e shumë vite, Faruk Koka. Në fundvitin e 2012-ës, Faruku u nda nga jeta duke na lënë në shpirt një vragë të madhe. Këtë vragë e këtë helm e ndjemë të na godasë, por jo të na thyejë. Teksa kujtonim e kujtojmë Farukun në gjirin e skenës së baletit apo të kërcimit popullor e mposhtëm deri diku largimin e tij nga jeta. Kemi kujtuar e kujtojmë edhe sot e kësaj dite Farukun e pathyeshëm përballë dallgëve të kohës.

......

Shkrimin e pltë e lexoni në të përditshmen Shqiptarja.com (versioni Online) duke klikuar linkun

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)