Instituti i Monumenteve të Kulturës pas lajmeve për prishjen e fasadës së stadiumit ‘Qemal Stafa’ ka reaguar përmes një deklarate për mediat duke sqaruar se nuk është prishur asnjë element prej guri.
Sipas IMK të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre pas çmontimit dhe restaurimit të plotë sipas fazave të restaurimit.
Gjithashtu Instituti deklaron se fasada do të vazhdojë të ekzistojë sipas miratimit dhe aprovimit në KKR, si një vlerë e trashëgimisë sonë kulturore dhe garanton mbrojtjen e ruajtjen e këtij monumenti të trashëgimisë kulturore.
Edhe kryeministri Rama sqaroi se fasada do të trajtohet sipas standardeve profesionale, ndërsa janë shembur basorelievët, të cilët sipas Ramës e kanë kryer misionin e shëmtimit.
Deklarata e plotë
Në vijim të disa lajmeve të publikuara sot në median e shkruar dhe atë elektronike në lidhje me shkatërrimin e fasadës së stadiumjit “Qemal Stafa”, Instituti I Monumenteve të Kulturës sqaron sa më poshtë:
-Nuk ka asnjë ndryshim të Projektit për riaftësimin dhe integrimin e fasadës historike ekzistuese te Stadiumit “Qemal Stafa”, duke respektuar pikë për pikë projektin origjinal te Gherardo Bosio-s, miratuar në mbledhjen e Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në datën 2 korrik 2016.
-E vërteta është që fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standartet profesionale nën mbikqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me qendrën italiane të ekselencës në restaurim Palazzo Spinelli.
- Nuk është prishur asnjë element prej guri I fasadës. Puna po kryhet në përputhje të plotë me projektin e miratuar, në bashkëpunim të plotë me specialistët e IMK duke ecur me fazat e Çmontimit, Magazinimit, Konsolidimit dhe Restaurimit.
-Të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre pas çmontimit dhe restaurimit të plotë sipas fazave të restaurimit.
- Nuk është prishur asnjë element prej guri i fasadës. Puna po kryhet në përputhje të plotë me projektin e miratuar, në bashkëpunim të plotë me specialistët e IMK duke ecur me fazat e Çmontimit, Magazinimit, Konsolidimit dhe Restaurimit.
-Fasada do të vazhdojë të ekzistojë sipas miratimit dhe aprovimit në KKR, si një vlerë e trashëgimisë sonë kulturore, jo vetëm si pjesë muzeale, por edhe si funksion, jo vetëm si element i integruar në brendësi, por si pasaportë hyrëse duke e ftuar njësoj si dikur publikun në stadium, në stadiumin e tij.
Instituti i Monumenteve të Kulturës garanton mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij monumenti të trashëgimisë kulturore në këtë projekt të rëndësishëm dhe unikal të riaftësimit dhe integrimit të fasadës historike ekzistuese te Stadiumit “Qemal Stafa”.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com