Stadiumi “Arena Kombëtare” pritet që të përfundojë në fillimin e vitit të ardhshëm dhe me kureshtje pritet nga të gjithë se si do të jetë pjesa e hyrjes, ku është premtuar se fasada e vjetër e “Qemal Stafës” nuk do të preket.
Vetë kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Instagram”, ka treguar se punimet po vijojnë me intensitet, duke u ndalur tek pjesa e fasadës, që ka hapur jo pak diskutime, pasi hyrja është konsideruar si “Monument Kulture”, por premtimi se nuk do të prishej duket se po mbahet!
"Ja se si po ringrihet fasada origjinale e tribunës së vjetër të “Qemal Stafës” për t’u bërë pjesë e hyrjes qendrore të Arenës Kombëtare⚽️ku do të jetë edhe Muzeu Kuqez", shkruan kryeminstri Edi Rama.
-
Bashkia u prish se u ndertua muzeu teatri do prishet se do ngrihet i riu stadiumi u prish se po ngrihet i riu me fasaden ekzistuese qe ishte po tani kush ministri e ka rradhen qe eshte me qelpic
Përgjigju -
O boss na çau gajden Yli Lakipi me te tjere pe identitetin.Pika qe su bie..
Përgjigju -
Te pavdekshem komunsitet tane me ne kry Qemal Stafen
Përgjigju -
Pergezime qe po mbahet premtimi per ruajtjen e fasades ekzistuese. Por aty duhet te mos mungoi edhe emertimi...STADIUMI KOMBETAR QEMAL STAFA, si pjese e mremories tone kombetare.
Përgjigju












Komente
Komento