Fashion&Friends hapi dyqanin më të madh multibrand të modës në Shqipëri

Fashion&Friends hapi dyqanin më të madh multibrand të modës në Shqipëri

Dyqani Fashion&Friends

Koncepti më i famshëm i markës në Ballkan, Fashion&Friends hapi dje dyqanin e pare në Shqipëri, me një ofertë prej 20 markash botërore të modës.

Një parajsë e vërtetë për të gjithë adhuruesit e modës ndodhet në katin kryesor të qendrës Tregtare Tirana East Gate dhe bashkon markat si Replay, Calvin Klein, Tommy Hilfiger, Guess, Hugo, Boss, Love Moschino, Superdry, Timberland, Liu Jo, Miss Sixty, Lyle&Scott, Scotch&Soda, Wellensteyn, Desigual, Premiata, Steve Madden, Inuikii, UGG.

Dyqani luksoz mbulon 950 metra katrorë i dominuar nga një kombinim mermeri, dru, qelq dhe bimë tropikale jeshile, krijimi i një ambienti vizualisht të pasur që nxjerr luks dhe dashuri për modën.

Qoftë adhurues i stilit elegant apo aventurier që ndihet më mire në kombinime casual, Fashion&Friends do të bëhet vendi juaj i preferuar për blerje. Vizitoni dyqanin e ri dhe përfitoni nga zbritja e hapjes prej 20% në koleksionin vjeshtë/dimër deri me 13 Nëntor.

Fashion&Friends është pjesë e kompanisë lider të shitjes me pakicë të modës në rajon, Fashion Company, e cila për dekada e ka bazuar biznesin e saj në misionin e krijimit të një përvoje superiore të blerjeve, kështu që portofoli I kompanisë aktualisht përfshin mbi 50 marka globale të modës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?