Fasonët,"Do heqim përkohësisht
taksën për të punësuarit e rinj"

Fasonët,taksën për të punësuarit e rinj"">
TIRANE- Ndër 42 masa të reja që parashikohen të përfshihen në paketën fiskale që qeveria do të përgatisë për fasonët, do të jetë edhe heqja përkohësisht e taksës së punës për të punësuarit e rinj si dhe realizimi i uljes së nivelit të riskut në doganë.

Kryeministri Rama mori pjesë në inaugurimin e  një fabrike të biznesit fason, “Alba shoes group” , në Kamëz ku prezantoi disa prej masave konkrete që qeveria do të ndërmarrë për të ridimensionuar një hapësirë të krejt të re të këtij sektori, në ekonominë e vendit. 

Këto nisma, sidomos ajo e uljes së nivelit të riskut është mirëpritur nga sipërmarrësit.

”Në atë paketën që kemi për fasonët pjesën e  doganës do ta trajtojmë në mënyrë specifike me risk të ulët, nga 1 ditë e dy ditë do ta kalojmë në pak orë”, u shpreh Rama.
Një sipërmarrës tha se kjo do e ndihmonte shumë biznesnin.

 Një risi po kaq e rëndësishme për sipërmarrësit, paraqiti edhe fakti se kontributet  e tyre përmes tatim-fitimit, do të kthehen sërish tek ta, për të nxitur trajnimet profesionale dhe shtimin  e punonjësve të rinj.

“Të ardhurat që ne do të marrim nga kontributi juaj  mes tatim fitimit do ti bashkojmë me një fond tjetër të nxitjes së punësimit dhe do t’i kthejmë prapë tek ju për të nxitur trajnimet profesionale për pjesën që ka të bëjë me punët më të sofistikuara në proces për të mbështetur marrjen e punonjësve të rinj. Do heqim për një periudhë të caktuar kohe taksën e punës për të punësuarit  e rinj” u shpreh më tej Rama.

Sipërmarrësit thanë se mirëpresin masat e reja që do të përkthehen në hapjen e vendeve të reja të punës.

 “Ne ju garantojmë që grupi “Alba Shoes Grup” që, ka aktualisht 1650 punëtorë, brenda 6 mujorit shtator-tetor arrin 2000 punëtor. I arrin pa problem sepse lehtësitë që po na krijohen tani me doganat, me rimbursimin sepse dikur ka qenë shumë problem. Tani në momentin që bëjmë kërkesën për rimbursim i kemi organet tatimore që të vihen direkt.” -u shpreh sipërmarrësi.

Për sa i përket kësaj çështje Kryeministri theksoi se  “Rimbursimi do të jetë automatik brenda 60 ditësh për të gjithë.”

Sipërmarrësit e informuan Kryeministrin se biznesi i tyre do të zgjerohet edhe në Vlorë, ku do të punësohen të paktën 300-400 punëtorë, nga shtatori e në vijim.

Kryeministri Edi Rama në këtë vizitë shoqërohej edhe nga Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin