Dashi
Në sferën financiare do të përballeni me disa probleme. Sa i takon ndjenjave, mundohuni që të mbani gjallë emocionet, pa u mbytur nga tensionet dhe pakënaqësitë.
Demi
Kjo ditë do të jetë disi e lodhshme, por mundohuni që të rezistoni, pasi që nga nesër yjet do të ofrojnë mundësi të mira. Sa i takon dashurisë do të gjeni një mënyrë për të rikuperuar një sërë problemesh.
Binjakët
Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve. Me gjasë do ju duhet të rishini disa gjëra dhe të bëni disa rregullime. Në dashuri duhet të shfaqni më shumë vëmendje.
Gaforrja
Periudha që keni kaluar nuk ka qenë aspak e lehtë, mirëpo tashmë yjet do të jenë në anën tuaj. Kjo nuk do të thotë se gjërat do të zgjidhen brenda ditës. Sa i takon ndjenjave lëreni veten të lire.
Luani
Yjet janë në favorin tuaj dhe do ju ndihmojnë në sferën profesionale. Mirëpo këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm ndaj personave që iu rrethojnë, pasi mund të përballeni me situata nervozizmi.
Virgjëresha
Periudha pozitive do të shtrihet në të gjithë drejtimet, që nga dashuria deri në punë. Përfitoni për të kapur mundësitë e mira që do të paraqiten. Edhe pse nga pikëpamja fizike gjërat shkojnë mire.
Peshorja
Gjatë kësaj periudhe, ndoshta më shumë se kurrë, keni nevojë për qetësi. Me gjasë mund të përballeni me disa probleme. Nëse ka tensionë me të cilat duhet të përballeni, mundoni që të mos i përcillni përtej punës.
Akrepi
Sot keni nevojë për të gjetur qetësinë, pas një periudhe shumëtë ngarkuar. Ka nga ata që kanë ndryshuar diçka, ashtu si dhe të tjerë që s’kanë bërë dot asgjë. Kjo gjë ju ka stresuar shumë!
Shigjetari
Në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, ju pret një e enjte mjaft pozitive. Bëni mirë të përfitoni, pasi duke nisur nga e shtuna do të nisë sërish rënia. Gjatë kohës së lirë bëni mirë që ti përkushtoheni dashurisë.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite, dashuria do të ketë një rol të rëndësishëm për të lindurit e kësaj shenje. Nëse jeni të përfshirë në një histori të bukur, ka ardhur momenti për ta zyrtarizuar.
Ujori
Më në fund duke nisur nga e enjtja, do të fillojë një fazë rikuperimi, duke lënë pas shpine pjesën më të vështirë të muajit gusht. Do keni mundësi që të shikoni përpara me më shumë optimizëm.
Peshqit
Gjatë kësaj dite duhet të tregoheni më të kujdesshëm lidhur me atë që do të thoni, pasi mund të interpretohet keq. Me paratë dhe shpenzimet duhet të tregoheni të kujdesshëm.