Fat në dashuri, para dhe surpriza/ Zbuloni parashikimin e horoskopit

Fat në dashuri, para dhe surpriza/ Zbuloni parashikimin e horoskopit

DASHI
Ne jetën tuaj ne çift do ndiheni bosh dhe nuk do përjetoni asnjë lloj kënaqësie. Nuk do arrini t’i shprehni as ju e as partneri ndjenjat qe keni. Beqaret do jene magnetike dhe do bëjnë te pamundurën qe te tërheqin pas vetes personat qe pëlqejnë. Mbase nuk mund te jete e lehte, por nuk humbasin gjë nëse tentojnë. Situata financiare mundet edhe te ndërlikohet nëse nuk merrni masat e duhura.

DEMI
Gjate kësaj dite do ndieni një nevoje te pashtershme për te bere ndryshime rrënjësore. Do kërkoni risi dhe partneri ne fakt do jete i gatshëm t’ua plotësojë. Jeta sentimentale e beqareve ka për te ndryshuar goxha. Tashme do ndihen me te gatshëm edhe për ndonjë çmenduri te vogël. Ne planin financiar do iu buzëqeshë fati dhe gjithçka për ju do ece me se miri.

BINJAKET
Ambienti yjor do favorizoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do arrihen te sqarohen edhe mosmarrëveshjet me te mëdha qe keni pasur dhe do ndiheni goxha te qete. Beqaret duhet te bëjnë kujdes me hapat qe do hedhin sepse jo te gjithë janë ashtu si duken fillimisht. Ne planin financiar keni për te pasur fat. Nuk do jete me nevoja te merrni hua ne banke.

GAFORRJA
Gjate kësaj dite do jeni shume me serioze nga me pare dhe do dini te hidhni hapat e duhura. Venusi do ju beje here pas here goxha sensuale dhe sharmante. Beqaret mure është te mos ëndërrojnë shume gjate kësaj dite sepse do zhgënjehen edhe me tepër me pas. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë mire është te mos hidhni hapa te pamenduara mire.

LUANI
Jeta juaj ne çift do ngjasoje me një muaj mjalti sot. Çdo gjë do ece mire. Buzëqeshja do jete mbizotëruese dhe emocionet goxha te forta. Beqaret duhet te tregohen edhe me te kujdesshëm me personat qe do ju afrohen e do i joshin. Ndryshe nga sa mund te shfaqen ata mund te kenë interesa te ndryshme. Financat mundet te përmirësohet edhe fale një promocioni qe do merrni ne pune.

VIRGJERESHA
Dite mjaft e animuar ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju dashuroje pa dorashka dhe ju, te nxitur nga Venusi, mund te bëni edhe ndonjë surprize. Edhe për beqaret, ndikimi i Venusit dhe Uranit duket goxha pozitiv. Përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Gjendja financiare nuk do jete e shkëlqyer, por goxha me e mire se disa dite me pare.

PESHORJA
Gjate kësaj dite, here do doni te lini gjithçka dhe te bëni atë qe keni dëshirë e here t’i përkushtoheni me shume partnerit tuaj dhe te ndreqni gabimet. Beqaret ka mundësi te kalojnë një dite te mërzitshme dhe pa asnjë dëshirë për te ecur para. Ata nuk do i realizojnë dot takimet e menduara. Gjendja e financave do jete disi me e mire nga me pare kështu qe do ndiheni te qete.

AKREPI
Venusi do jete planeti me i favorshëm për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ai do ju beje edhe me te hapur ndaj partnerit dhe gjithashtu me shprehës. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë kështu qe nuk do bëjnë sakrifica ekstreme për ta ndryshuar statusin e tyre. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe gjendja do përmirësohet jashtëzakonisht shume.

SHIGJETARI
Dite shume e bukur ka për te qene kjo për te dashuruarit. Do ndiheni te plotësuar pranë te dashurit te zemrës dhe për asnjë arsye nuk do doni te shkëputeni prej tij. Beqaret do realizojnë një takim pasionant e romantik qe do ua ndryshoje te ardhmen përgjithmonë. Shpenzimet kryejini me llogari sepse ne te kundërt situata do ju dale jashtë kontrollit për shume kohe.

BRICJAPI
Dite shume romantike ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni për mrekulli pranë njeri-tjetrit dhe e gjithë botes do ju duket e juaja. Jeta sentimentale e beqareve do jete e privilegjuar dhe gjithçka do marre një tjetër kuptim. Ne planin financiar gjithçka do ece me se miri nëse hidhni hapat e duhura. Po e tepruat me shpenzimet, situata mund te marre tatëpjetën.

UJORI
Kjo e sotmja ka për te qene një dite shume intensive për gjithë te dashuruarit. Ne çdo çast zemra do ju rrahe fort dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Beqaret duhet t'i bëjnë sytë katër pasi atëherë kur nuk do e presin do ju kalojnë para personat e jashtëzakonshëm. Financat do vazhdojnë te mbeten te ekuilibruara ne çdo moment kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër.

PESHQIT
Sido qe te kenë qene kushtet ne jetën tuaj ne çift kohet e fundit, sot gjithçka do ece me se miri. Nuk do keni me as problemin me te vogël me personin ne krah. Beqaret do kalojnë një dite te mbushur me sfida te vështira dhe do gjenden neper udhëkryqe. Sektori i financave do jete me i trazuar se me pare kështu qe do ju duhet te tregoheni akoma me te matur për te mos pasur vështirësi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet